Connect with us

Ferizaj

Spitali i Ferizajt dhe QKMF pa barna për trajtimin e COVID-19

Published

on

Megjithë numrin e lartë të pacientëve me Covid-19  të shtrirë në Spitalin e Ferizajt, por edhe të atyre që dalin pozitiv me këtë virus brenda ditës në këtë qytet,  institucionet shëndetësore publike në Ferizaj kanë mungesë të barnave antivirale për trajtimin e koronavirusit.

Megjithatë, gjendje më e mirë paraqitet tek barnat esenciale.

Hajriz Tahiri, shef i barnatores së Spitalit, tregon se kanë rreth 70% të barnave esenciale.

“Mendoj se gjendja e furnizimit të Spitalit të Ferizajt me barnat e listës esenciale është deri diku e mirë. Mbi 70% e mbulon furnizimi listën esenciale. I kemi disa produkte mungesë si sistemi i infuzionit, aplikator që vendoset tek pacienti për ta marrë infuzionin. Për terapi qëndrojmë më mirë, i kemi barnat edhe pjesën e barnave e cila përdoret për luftimin e Covid-19. Disa mungesa që po shpenzohen janë heparinat me peshë të vogël molekulare, e shpresoj që do të furnizohemi së shpejti. Sa i përket terapisë antivirale, na mungon remdesiviri dhe favipiraviri. Me favipiravir jemi furnizuar nga barnatorja qendrore dy herë rradhazi, sasinë që e kemi marrë ua kemi shpërndarë pacientëve dhe presim furnizim të rradhës”, tha ai.

Edhe barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj,  gjendjen me barna esenciale e ka stabile, por jo edhe me ato antivirale.

Donjeta Guri nga kjo barnatore thotë se për shkak të pandemisë furnizimi me barna po bëhet në mënyrë emergjente, e jo në periudha mujore siç ishte bërë më parë.

“Për barna esenciale kemi furnizim, kemi antibiotikë dhe antiperitikë dhe disa lloje të tjera të barnave. Ndërsa, për Covid nuk kemi shumë sasi të mjaftueshme për personat e infektuar me këtë sëmundje, por kemi azitromicinën dhe disa lloje pak të cilat mundemi me i mbulu, ndërsa për mjete mbrojtëse kemi furnizime me të cilat i furnizojmë të gjitha pikat e tjera të QKMF-së”, u shpreh Guri.

Në Ferizaj janë dhënë 1 mijë e 560 vaksina anti-Covid, ku janë vaksinuar personeli shëndetësor publik e privat dhe personat e moshës mbi 75 vjeçare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending