Connect with us

Ferizaj

Gratë të diskriminuara në tregun e punës

Published

on

Në prag të 1 majit Ditës së Punëtorëve, në Ferizaj u organizua një tryezë diskutimi me temën “Gjendja e punësimit në komunën e Ferizajt”.

Në këtë tryezë që u organizua nga “Nisja, Zhvilllohu” në bashkëpunim me ”Caritas Kosova”, u prezantua edhe një hulumtim mbi tregun e punës në Ferizaj.

Artiola Kajtazi nga ”Nisja, Zhvillohu” tregon se nga hulumtimi kanë kuptuar se sektori i ndërtimtarisë ka më së shumti nevojë për punëtorë.

“Kemi parë sfida kryesisht të grave në tregun e punës. Disa diskriminime që atyre iu bëhen për shkak të moshës dhe gjinisë, mirëpo kemi kuptu edhe disa nevoja të tregut të punës që ndoshta nuk kanë qenë të qarta më herët, çka kërkohet më tepër në Ferizaj“, tha ajo.

Kurse, Florina Ujupi nga ”Nisja, Zhvillohu”, thotë se hulumtimi u bë përmes fokus-grupeve me institucionet lokale dhe me bizneset ferizajase.

Ujupi thotë se në Ferizaj në sektorët ku ka më shumë kërkesë për punëtorë, tregu i punës është i mangët, për dallim nga sektorët ku ka më pak kërkesë për punëtorë.

“Të drejtat e punëtorit së pari nuk respektohen në kuptimin e pagesës së tatimeve dhe kontributeve pensionale. Nga fokus grupi na ka dalë një e dhënë që pasi tregu i punës është i stërmbushur, punëtorët pranojnë me punu me çfarëdo kushte, pa kontrata, pavarësisht edhe nëse paga është ajo e duhura gjithmonë lajmërohet vetëm paga minimale prej 170 euro. Shumica e punëtorëve edhe nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre. Gjithmonë gjërat po mbesin në ajër. Edhe nëse shkon në inspektorat e sheh që ankesa për këtë pjesë nuk ka“, theksoi Florina Ujupi.

Nga ky hulumtim ka dalë se pagesa e Trustit ka më së shumti mungesa tek gratë ku vetëm 2 për qind të tyre u janë paguar kontributet.

 Teksa femrat po ashtu diskriminohen edhe në punësim, meshkujt janë rreth 70% më të punësuar.

Shkumbin Arifi, koordinator i ”Caritas Kosova” tregon se kjo organizatë po tenton t’i aftësojë të rinjtë dhe gratë që të jenë konkurrentë në tregun e punës.

 Arifi shtoi se ka disbalancë mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, ku Ferizaj ka nevojë për profilet teknike dhe profesionistë, kurse të rinjtë drejtohen në profile shoqërore dhe ekonomike.

“Kemi fillu një fushatë avokimi verës për me i inkuraju të rinjtë me shku në shkolla profesionale. Kemi pas edhe postera e kemi zhvillu edhe takime, por pandemia na i pamundësoi takimet në shkolla. Shumica e të rinjve në klasën e nëntë nuk e dinë se çka ofron shkolla profesionale e Ferizajt. Unë kisha rekomandu shumë që shkollat profesionale para regjistrimit me ba një fushatë vetëdijësimi në shkollat e Ferizajt lidhur me ofertën që e kanë”, tha Shkumbin Arifi.

Ndërsa, pronari i ”Plus Market”-it në Ferizaj Sylejman Neziri, thotë se të drejtat e punëtorëve në Kosovë po shkelen dhe se pagat në përgjithësi janë të ulëta.

“Shoqëria civile dhe të gjithë punëtorët duhen të çohen në këmbë kundër qeverisë e cila që 20 vjet ka punu vetëm për vete e jo për punëtorët. Tash kur u ba shpërndarja kompanitë e mëdha përfituan miliona euro, kurse ato të voglat asnjë cent nuk e morën. Edhe punëtorët tanë janë të zhgënjyer, janë të rënduar nga pandemia. Unë edhe me dashtë si bashkëpronar i ”Plus Market”-it dhe i Fabrikës së Veglave nuk kam mundësi me ua rritë punëtorëve rrogën. Nuk e kisha lënë as një punëtor nën 500 euro, por nuk ka”, tha Neziri.

 Hulumtimi “A ka edhe një punë për mua?”, tregon se gjatë vitit 2020 u bë një rritje artificiale e punëkërkuesëve në Zyrën e Punësimit prej 40 fish më shumë se në vitin 2019, për shkak të pandemisë dhe pakove të rimëkëmbjes.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending