Connect with us

Ferizaj

Propozohet krijimi i Drejtorisë së Inspektoratit në Ferizaj

Published

on

Në Ferizaj u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në të cilën u diskutua plotësim-ndryshimi i Statutit të Komunës në mënyrë që të krijohet Drejtoria e Inspektoratit.

Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi sqaroi rëndësinë e krijimit të një drejtorie të tillë.

“Propozojmë që të bëhet plotësim-ndryshimi i aktit më të lartë të komunës, Statuti i Komunës, për numrin e Drejtorive. Propozojmë që të formohet Drejtoria e Inspeksionit, propozim që vie nga numri i madh i punëve dhe zhvillimeve të komunës dhe rrethanave për menaxhim më efikas. Veprimtaria do të ishte përcjellja, monitorimi dhe marrja e masave për mbikqyrjen inspektuese. Drejtoria ushtron inspektimin e tregtisë, ndërtimtarisë, çështjeve komunale dhe sanitarisë, bujqësisë, veterinarisë, ambientit dhe pronës”, tha ai.

E, anëtari i këtij komiteti nga radhët e LDK-së, Shkëlzen Selmani, pati disa rekomandime sa i përket kësaj pike.

“Kërkoj prej nënkryetarit, sa sektorë do t’i ketë kjo Drejtori. E jap propozimin me qenë tre sektorë. Secili sektorë me inspektorë të vet. Sektori i ndërtimit me qenë i ndarë. Sektori i rendit komunal me sanitari, e çështje tjera. Sektori jo më i parëndësishëm, sektori i pylltarisë”, theksoi Selmani.

Për këtë pikë u vendos që të diskutohet më detajisht në mbledhjen e Kuvendit Komunal që do të mbahet më 31 maj.

Gjatë kësaj mbledhje u proceduan për në Kuvend edhe propozim-vendimet për shpalljen e interesit të përgjithshëm të dy zonave kadastrale në Ferizaj dhe Komogllavë, propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të një pjese të parcelës në Babush të Ri dhe Raporti i Punës së ekzekutivit lokal për vitin 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending