Connect with us

Art & Showbiz

Klipi i ri i Dua Lipës “Love Again” arrin 2.1 milion shikime për vetëm 7 orë

Published

on

Në klipin më të ri muzikor të këngës “Love Again” pop-ylli botëror  Dua Lipa ofron një atmosferë nga perëndimi i egër, me një kthesë moderne gjersa e kalëron një kal mekanik, vallëzon në shesh me një ekip elegant dhe e mban një kapelë kaubojësh,  sikur të ishte në profesionin e saj. Klipi i cili u lansua sot në ora 14:00, gjithashtu përmban disa elemente surreale, ku kaubojtë hipin në kafshë të padukshme dhe përpiqen ta zotërojnë një vezë gjigante që rri pezull në ajër.

Dua dhe ekipi i saj xhiruan sekuencat e “Love Again“ (Përsëri në dashuri)  gjersa i bënin provat për performancën e saj në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BRIT Awards. “E ushtruam koreografinë brenda 45 minutash, vazhduam të shtonim veshjet në mes të xhirimeve, por e bëmë një boom” kishte shkruar këngëtarja me prejardhje nga Kosova në Instagramin e saj.

“Love Again” vjen nga albumi i Future Nostalgia, i cili u publikua në mars të vitit 2020, me ç’rast u lansuan shumë hite botërore si  “Levitating”, “Don’t Start Now” dhe “Physical”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Uta dhe Mrika do ta “pushtojnë” botën edhe përmes pullave më të reja postare

Published

on

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me motivin “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”.

Në njoftim thuhet se ky emision i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.

“Motivet e dy pullave postare prezantojnë dy alpinistet kosovare të rangut botëror: Uta Ibrahimi, e cila arriti të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, si dhe Mrika Nikqi, alpinistja më e re kosovare që po ashtu preku majat më të larta të botës, përfshirë majën Everest.

Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Dy sportistet e jashtëzakonshme janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë. Shembulli i tyre mbetet frymëzim për alpinistët e të gjitha brezave” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

#

Continue Reading

Arbëri

Lahuta futet në listën e UNESCO-s për mbrojtje urgjente

Published

on

Lahuta, një vegël e njohur muzikore shqiptare, është futur edhe zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, njoftoi të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, shkroi Rama në Facebook.

Lahuta është instrument prej druri me një tel të vetëm, me një trup të zbrazët të mbuluar me lëkurë dhe një qafë të gdhendur, i cili ndërtohet, luhet dhe shoqërohet me këndim kryesisht në veriun dhe veriperëndimin e Shqipërisë.

Instrumenti punuar me dorë prej druri, dikur kishte tela prej qimesh kali, ndërsa sot shpesh përdor fije najloni. Ajo luhet në rrethin familjar dhe bashkësi, si dhe në raste të veçanta si dasma dhe festa.

“Lahuta kontribuon në ruajtjen e kujtesës së përbashkët dhe vlerave shoqërore. Nëse dikur përqendrohej në legjenda lokale, sot praktika përfshin edhe tregime personale, duke e lejuar traditën të evoluojë. Kjo ndërthurje e së vjetrës me të renë e mban praktikën të rëndësishme dhe të pranishme”, tha UNESCO në njoftimin e saj.

Lahuta është më e fundit në mesin e disa trashëgimive shqiptare të UNESCO i merr zyrtarisht nën mbrojtje.

Dhjetorin e kaluar, UNESCO e mori nën mbrojtje vallëzimin e njohur festiv shqiptar, “K’cimi i Tropojës”, ndërsa më 2022, xhubletën shqiptare, një veshje 4 mijë vjeçare.

Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra, iso-polifonia dhe tradita e shtegtimit të bagëtive apo “Transhumanca”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Art & Showbiz

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Published

on

Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare.

Petrovci u lind në vitin 1954 në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.  Studimet për aktrim i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë ndërsa Fakultetin e Arteve Dramatike e përfundoi në vitin 1978, në Beograd.

Karrierën e aktrimit, Petrovci, e filloi në “Atele 212” ku luajti rolin kryesor në shfaqjen “Kurora e Kosançiçit”.

Pas kthimit në Kosovë, në fillim të viteve ’90,  ai u zgjodh ligjërues i aktrimit dhe i diksionit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Në vitet 1990–1993, Petrovci ishte themelues dhe drejtor i Teatrit “Dodona” në Prishtinë, kurse në vitin 1994 themeloi nshkollën e parë private të aktrimit “Actor’s Studio” në Prishtinë.

Në vitet e pasluftës, i ndjeri  themeloi edhe Akademinë e Arteve dhe më pas shtëpinë teatrore “Teatri i Babës”.

Gjatë karrierës mbresëlënëse , Petrovci u nderua me shumë çmime prestigjioze, ndër të cilat edhe çmimi i parë në Festivalin Mbarëkombëtar “Aleksandër Moisiu” Tiranë (1993), aktori më i mirë në Festivalin e Filmit Kosovar (2003 dhe 2004), aktori më i mirë protagonist në Festivalin e Teatrove të Kosovës (2007) dhe aktori më i mirë në Tirana International Film Festival (2010).

Enver Petrovci do të mbahet mend për një numër të madh rolesh teatrore dhe filmike, si “Kur pranvera vonohet”, “Rojat e mjegullës” dhe “Dhimbja krenare”.

Continue Reading

Trending