Connect with us

Ferizaj

“Urime!” për të katërtën herë

Published

on

Sot u përurua rruga që lidhë fshatrat Bablak dhe Tërrn me fshatin Luboc, jo për të parën, as për të dytën, e as për të tretën, por për të katërtën herë.

Kjo rrugë së pari u përurua më 3 maj të vitit 2019 kur edhe kishte filluar asfaltimi i saj.

Përurimi i kësaj rruge madje vazhdoi edhe në dhjetor të vitit 2020, ku u përurua përsëri.

Ndërsa vetëm sot, rruga që po asfaltohet nga fshati Bablak u përurua dy herë, një herë në ora 11:00 nga Komuna e Ferizajt, e pas faljes së drekës, në ora 13:00 u përurua edhe nga Ministria e Infrastrukturës, si bartëse e këtij projekti.

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi gjatë përurimit të paradrekës, tha se me këtë rrugë vuajtjeve të banorëve të këtyre tri fshatrave po u vie fundi.

“Problemet që kanë qenë sa i përket ridizajnimit të projektit, Ministria e Infrastrukturës vetëm se i ka përfunduar dhe po besoj që është projekt i mirëpritur për banorët e këtyre fshatrave dhe është bërë zgjidhja e duhur për këtë pjesë… Sa i përket insvestimit dihet që ky projekt ka qenë pjesë e Ministrisë”, thotë Bytyqi.

E kryetari i fshatit Tërrn tregoi se për asfaltimin e kësaj rruge ky fshat kishte pritur me dekada.

“Kena hjek shumë me këtë rrugë, që 30 vjet kemi qenë fshat i lënë anash sikur mos me jetu në Kosovë. Jemi marrë me rrugën. Me falenderu ministrinë që më në fund që bëri zgjidhje, aneks kontratën që për 1 vit e gjysmë nuk ka mujt me përfundu, tash e ka përfundu dhe kanë fillu punimet”, deklaroi Musliu.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi gjatë përurimit të pasdrekës dha arsyet e tij pse u vonuan aq shumë punimet në këtë rrugë.

“Kjo është kontratë e mëhershme. Për më shumë se një vit e gjysmë nuk kanë vazhduar punimet për shkak të një aneks kontrate. I kemi gjetur 20 projekte të bllokuara për shkaqe procedurale me krejt dokumentacionin e përfunduar dhe nuk e kanë procedu… Kemi fillu t’i zhbllokojmë një nga një të gjitha këto projekte të cilat kanë qenë pa arsye të bllokuara, një nga to edhe kjo rrugë në fshatin Tërrn”, thotë Durmishi për Tv Tema.

Me gjithë këto përurime, sot u shtrua vetëm një kilometër asfalt përgjatë kësaj rruge, ndërsa i tërë projekti pritet që të përmbyllet gjatë vitit të ardhshëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending