Connect with us

Ferizaj

Ferizaj “stoliset” edhe me një deponi ilegale të mbeturinave

Published

on

Në qytetin e Ferizajt ka “lulëzuar” edhe një deponi ilegale e mbeturinave. Banorëve dhe atyre që kanë lokalet e veta afër rrethit tek Spitali i Ferizajt, po u shfaqen përpara lloje të tilla të mbeturinave që u hodhën nga persona të pandërgjegjshëm.

“Bërllokun vijnë dhe e hedhin qytetarët nga anët tjera edhe e hudhin shumë keq këtu, duhet me e ba ni kërkesë tek Agim Aliu por besoj që Agim Aliu nga kish ba zgjidhje sepse shumë keq po e hedhin dhe e pengon ambientin kështu, shumë ajri i papastër”. –  thotë Edison Kosumi banor i kësaj ane.

E Naim Nuhiu, zëvendëskryeshef i kompanisë “Pastërtia” pasi që u njoftua nga Televizoni Tema për këtë deponi premtoi largimin e saj.

“Ajo deponi e krijuar aty është deponi ilegale, zakonisht këto deponi ilegale bëhen në bashkëpunim me drejtorinë për shërbimet publike dhe “Pastërtia” sipas marrëveshjes, përmes tyre e bëjmë edhe tërhekjen e tyre, në mënyrë që Komuna t’i mbulojë shpenzimet pastaj. Meqë deponia është e vogël, kompania jonë do të ndalet dhe do e heqë edhe atë deponi. U bëjmë thirrje edhe qytetarëve të Ferizajt që të mos hudhin mbeturina dhe të krijojnë deponi ilegale pasi që krijohet pamje e keqe për qytetarët tanë por edhe për vizitorët”.

Pas interesimit të Televizioni Tema për realizmin e kësaj storjeje, deponia ilegale në fjalë ishte larguar gjatë orëve të pasditës së sotme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending