Pronari i lulishtes “W.Clark” takohet me gjeneralin sërish pas 21 vitesh

Kopshtari nga Hajvalia, Idriz Makolli, në maj të vitit 2000 e kishte takuar gjeneralin Wesley Clark gjatë vizitës së tij në Kosovë. Për ta nderuar gjeneralin amerikan me pesë yje, i cili e kishte bombarduar Beogradin që Kosova të bëhet e lirë, Makolli e kishte emërtuar lulishten e vet me emrin e këtij heroi. Sot para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Makolli e takoi sërish gjeneralin Clark, duke ia treguar foton historike të tij.

Këtë takim mund ta shihni në videon e mëposhtme: