Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj edhe peshqit ngordhin nga thatësia

Published

on

Këta ishin peshqit e pafat që nuk arritën t’i shpëtonin tharjes së lumit të Nerodimes tek rruga Shaban Biba në Ferizaj.

Një pjesë të tufës së tyre i shpëtoi Ramush Rama i cili i barti në zonën me ujë.

“Jetoj që 60 vjet këtu, këta peshqi kur i kam pa të coft më ka ardhë shumë gjynah, për fat e kam një liqen në Jezerc dhe thash çka të mundem me shpëtu kam me i shpëtu. Nja 150 i kam shpëtu mesiguri, i kam dërgu aty në liqe janë. Uji qe pesë ditë nuk ka ardhë asnjë pikë këtu hiq, pa ujë peshku nuk jeton, uji nuk guxon me u ndalë, duhet me qarkullu nonstop… Kjo s’ka ndodhë, nuk e mbaj mend këtë kurrë, 66 vjet i kam, këtu jam rritë, bash qeshtu të tert arrë nuk e mbaj mend kurrë hiq. Ka pasë ujë më pak, por me u shtjerr krejt jo, e tash është shtjerrë, asnjë gjallesë këtu nuk e ke”.

Ramush Rama – Banor i Ferizajt

Edhe Hamëz Uksmajli shpreh pakënaqësinë për dëmet që janë shkaktuar nga mungesa e ujit në lumë dhe papastërtia.

“Që pesë ditë e kemi vërejtë që këtu ka mungesë të qarkullimit të ujit. Nuk e dimë në përgjegjësi të kujt është por është mungesë e madhe siç po shihet këtu po tregohet papastërtia, kur ka pasë ujë janë larguar mbeturinat, ka pasë gjallesa të shumta të cilat kanë qarkullu dhe e kanë bërë natyrën më të mirë. Tash më ujë nuk ka, nuk e dimë përgjegjësi e kujt është por duhet të mirren masa nga institucionet për shkak se njerëzit dalin këtu e përdorin si shëtitore dhe shihet pra një pasqyrë e keqe e një papërgjegjësie nga institucionet. Nuk mund ta fajësojmë askënd sepse nuk e dimë si kanë rrjedhë rrjedhë ngjarjet, e kur të mësohet arsyet ne do të kërkojmë përgjegjësi sepse kjo ka qenë pjesë e jona dhe e kemi mirëmbajtë”.

Hamëz Ukësmajli – Banor i rrugës Shaban Biba

Ilaz Nrecaj, banor i kësaj ane thotë se nuk e mban mend një thatësi të tillë gjatë jetës së tij.

“39 vjet i kam unë, sa e mbaj mend ky lumë kurrë kështu nuk është shtjerrë…. Kjo është hera e parë sivjet që është bërë kështu, tash nuk e di kush i ka fajet e kush merret me këto punë veç është marre, kanë cofë edhe peshqit, tmerr është. ..As pastrim, qe çka kanë bërë, therra, bari është rritë, kërkush s’ju rri gati veç ne që i kositim nganjëherë vet. Nuk e di çfarë qëllimi kanë ata, veç tmerr”.

Ilaz Nrecaj – Banor i Ferizajt

Në gjendje po aq të mjerueshme nga thatësia është edhe zona e urës së Islamit, e cila banorëve me vite u shkaktonte shqetësime nga kundërmimi.

Banorët e këtushëm aludojnë se fajtorë për mungesën e ujit janë kompania “Bifurkacioni” dhe bizneset e kësaj ane,të cilat e ndalën edhe atë pak sasi e cila mbërrinte këtu më herët.

Nga kompania “Bifurkacioni” thonë se ata marrin sasinë e njëjtë të ujit në fshatin Jezerc siç edhe kanë marrë gjithmonë, mirëpo nuk u bë e ditur përqindja e lumit e cila përfundon në gyp.

“Lejen ujore kur e kemi marrë, kur është ndërtu kaptazha dihet sasia që mirret. Sasia e njejtë është marrë prej fillimit deri tash. Edhe me deshtë unë si kompani, nuk mundem me marrë ujë më tepër se që më vynë. Sasia është e njejtë sepse me ligj është e rregulluar që pjesa tjetër duhet me shku në lumenj. Tash pjesa që vjen nga kaptazha jonë e knej, nuk e di kush mundet me manipulu, ajo nuk është përgjegjësi e jemja.”

Nazif Asllani – Kryeshef i KRU “Bifurkacioni”

Megjithatë edhe në pjesën pas kaptazhës së kësaj kompanie në fshatin Jezerc, shihet një sasi mjaft e ulët e ujit në lumë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending