Connect with us

Ferizaj

Ferizaj shkel ligjin për zyrtarët publik, për 33 kontrata

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit, ditë më parë ka publikuar raportin e auditimit për Komunën e Ferizajt, për 2020.

Ndër të tjera ky auditim ka gjetur se në Komunën e Ferizajt, janë angazhuar 33 punonjës për shërbime të veçanta pa zhvilluar procedurë të prokurimit publik me individë siç kërkon ligji për zyrtarët publik.

Monitoruesja e INPO-s, Arbenita Topalli thotë se Komuna e Ferizajt sipas këtij raporti ka shkelur ligjin për zgjedhjen e zyrtarëve publik.

“Nuk e ka zhvilluar procedurën që sipas këtij ligji duhet të zhvillohet. Një procedurë e tillë siç është përdorur në këtë rast nga Komuna e Ferizajt, për shërbime të veçanta, mund të themi se është e pabazë për arsyen se është deshtë të bëhet përmes procedurave të prokurimit për pozita të cilat nuk realizohen brenda Komunës, stafit apo nëpunësve civil që i ka aktualisht Komuna. E që realisht këto pozita veçse ekzistojnë në Komunën e Ferizajt dhe janë pozita që zhvillohen procedurat e rekrutimit në mënyrë të rregullt sipas ligjit për shërbyes civil”.

Arbenita Topalli – Monitoruese nga INPO

Kuvendari i LDK-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Kokollari thotë se pushteti lokal ka qenë i shurdhër vazhdimisht sa i përket kësaj çështje.

“Fatkeqësisht ky është fenomen që po përsëritet dhe pavarësisht zërit të opozitës ky fenomen ka shkuar duke u rritur. Asnjë Kryetar Komune nuk ka të drejtë ta dëmtojë buxhetin komunal përmes këtyre formave të rekrutimit që sipas ligjit janë anti-ligjore. Ky ligj ia lejon këtë mundësi institucioneve vetëm në çështje specifike kur ka mungesë eksperti dhe duhet të plotësohet. Sipas informatave tona, rreth 300 të punësuar me kontrata mbi vepër në Komunën e Ferizajt që shumica prej tyre janë me shkolla të mesme dhe për fat të keq janë militantë të PDK-së dhe partnerëve të tyre”.

Gëzim Kokollari – Kuvendar i LDK-së

Topalli tutje shton se personat përgjegjës për këtë shkelje të gjetur nga auditori duhet të mbajnë përgjegjësi.

Arbenita Topalli – Monitoruese nga INPO:

“Realisht Komuna e Ferizajt përveç praktikës që është duke e zhvilluar, kemi rastin edhe për një kontratë për shërbime profesionale përmes procedurës së prokurimit, edhe ajo ka qenë shkelje ligjore dhe procedurë e gabuar por edhe në këtë rastin tjetër, sigurisht që duhet të shkojnë në përgjegjësi zyrtarët përgjegjës dhe duhet të japin llogari për zhvillimin e këtyre aktiviteteve, në këtë rast për zgjedhjen e këtyre 33 punonjësve, për shkak se jo vetëm që nuk është transparente dhe se mund të zgjedhjen persona jo adekuat në ato pozita po ashtu mund të vijmë edhe tek dëmtimi i buxhetit të Ferizajt në këtë rast”.

TV Tema për këtë çështje tentoi të flasë edhe me ekzekutivin lokal, por të njëjtit nuk pranuan të prononcohen për këtë çështje.

Në anën tjetër në rekomandimin e auditorit të përgjithshëm potencohej fakti që:

“Kryetari duhet të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta duke u kujdesur që personeli i angazhuar do të jetë në gjendje të përmbush detyrat e kërkuara. Po ashtu, menaxhmenti duhet të përkujdeset që angazhimet për pozitat e rregullta të zhvillohen përmes procesit të rregullt të rekrutimit”.

Rekomandimi i auditorit

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending