Connect with us

Kosovë

Kusari: Ndal dhunën ndaj vajzave

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarja e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari ngriti zërin kundër vrasjes së vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.

 Në postimin e saj në Facebook, Kusari  shkruan:  

“Shumë dhimbje e mllef ndjejë sot për jetën e këputur të 18 vjeçares nga Ferizaji nga dy burra keqtrajtues e dhunues, nga dy burra soji i të cilëve nuk i duhet shoqërisë tonë e asnjë shoqërie tjetër.

Dje, një vajze të re ëndërra e jetës iu ndërpre ende pa filluar mirë. Asaj iu ndërpre jeta në mënyrë brutale për motive të ulta të dy burrave, të cilët mund të quhen çdo gjë tjetër, por jo njerëz.

Në shoqërinë tonë, përveç përgjegjësve direkt për dhunën e ushtruar deri në vdekje ndaj vajzës së ndjerë, përgjegjësit e heshtur janë të gjithë ata që ushqejnë trajtimin e vajzave dhe grave si objekt, ata të cilët e kultivojnë dhe promovojnë pozitën nënshtruese të vajzave në familje e shoqëri.

Sot duhet të reflektojmë dhe shikojmë rreth vetes, kënd mund ta shpëtojmë të mos përfundojë e vrarë. Të shpëtojmë vajzat, jo vetëm jetën e tyre, por edhe shpresën se mund të jetojnë të lira e të barabarta dhe të bëhen kushdo që ëndrrojnë të jenë.

Një jetë e humbur dje nuk mund të kthehet. Sot mund të lutemi për shpirtin e saj dhe të ngushëllojmë familjen e saj. Por, neve tjerëve shumë punë na mbetet të bëjmë të mos përsëriten vrasjet e vajzave.

#NdalDhunënNdajVajzave”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Shtatë të arrestuarit mbrëmë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe disa vepra tjera penale

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se kanë arrestuar shtatë persona gjatë aksionit policor të zhvilluar në Prishtinë, nën dyshimet për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit  janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Gjatë këtij aksioni, Prokuroria tha se u sekuestruan rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektrike.

Të arrestuarit, pas intervistimit janë dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se personat e arrestuar janë zyrtarë të lartë publikë, përfshirë një ish-ministër dhe se  aksioni kishte të bënte me procesin e shpronësimit të pronave private.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Sveçlës, personat e arrestuar “kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, ka shkruar Sveçla.

#

Continue Reading

Kosovë

Ligji amerikan i mbrojtjes për vitin 2026 përfshinë edhe Kosovën

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2026, me të cilin ndahen mbi 901 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake përfshirë këtu 800 milionë dollarë për Ukrainën dhe 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që ditë më parë u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan, përfshihet edhe Kosova.

Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Në ligj potencohet vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve.

Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Në ligj i kërkohet sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që të nxisë iniciativa për zhvillim demokratik dhe ekonomik, përfshirë zgjatjen e ndihmës teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, të forcojë strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, organet e pavarura të mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe prokurimet publike si dhe të promovojë rolin e mediave të pavarura në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Kosova përfshihet edhe në masat për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor  derisa do të përfitojë edhe nga mbështetja amerikane për sigurinë kibernetike.

Continue Reading

Kosovë

Ramadan Morina akuzohet për krime lufte në Malishevë

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ramadan Morina, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale  “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, Morina  akuzohet se më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve.

Ai akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullësisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Ramadan Morina është në paraburgim që nga arrestimi i tij më  12 gusht në Prishtinë, një ditë pasi kishte hyrë në Kosovë nga Serbia, ku ai jeton që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Trending