Në kundërshtim të dhunës ndaj grave, pas rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa dhe të Arbër Sejdiut, sot në Qytetin e Ferizajt, u mbajt protesta “ Drejtësi për Gratë e vrara”, e organizuar nga Rrjeti i grave të Kosovës. Protesta, në të cilën kishte aktiviste të mbrojtjes së çështjes së grave, qytetarë si dhe rini të shumtë u zhvillua përballë stacionit policor, pastaj u zhvendos edhe përballë Prokurorisë si dhe Gjykatës Themelore të Ferizajt.
“E mira e këtij organizimi është se shumë njerëz janë mbledhë këtu sot ,ma e mira është se ka pas njerëz edhe nga Ferizaj prej ku po zhvillohet protesta. Për neve është shumë e rëndësishme komuniteti vet të kërkojë drejtësi për këtë 18 vjeçare të cilën e kemi humbë padrejtësisht ose ma mirë me thanë të neglizhencës së institucioneve. Kështu që ne kemi me vazhdu me monitoru raste dhe me e pa se qysh po vazhdojnë me e trajtu institucionet edhe mos me e lënë si rastet e tjera, fatkeqësisht pa përgjegjësia e tyre me shkakëtu edhe vdekjen e grave të tjera. Çka është e rëndësishme tash që ai me mbet në burg, nëse veç drejtësia e tregon se ai ka qenë fajtor kryesore , se kështu që ke shumë e rëndësishme për neve që mos mu u zhvendos vëmendja e publikut tek fakti se nuk po gjendet dhe nuk po arrestohet ai person por te mënyra se kur të gjendet për shkak se Kosova është e vogël atëherë me e dënu me dënim maksimal në mënyrën që me qenë “Shembull” fatkeqësisht për dhunuesit e tjerë, për shkak se nuk raste publike, ku vrasësit dhe dhunuesit e grave kanë marrë dënimin meritorë në mënyrë që të tjerët mos me u motivu për me i krye veprat e njëjta.”
Adelina Tërshani – Aktiviste
Adelina Tërshani – Aktiviste
“Policia i ka duart me gjak”, “Jeta e grave, hajgare për shtetin“, “Poshtë institucionet patriarkale”, ishin disa nga thirrjet e zëshme të protestuesve, derisa hodhën ngjyrë në drejtim të policëve që qëndronin në hyrje të stacionit policor.
Vrasja e 18-vjeçares M.O., ditën e dielë, në Ferizaj, ka ngjallur reagime të shumta në vend.
“Në qytetin e Ferizajt edhe një grua u vra në mënyrë arbitrare duke e dërguar pa jetë në spitalin e qytetit. Ky rast i feministit për veç që është duke shpërfaqur mendësinë dhunuese patriarkale është tregu si dështim institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet . Në shoqërinë tonë nuk ka vend të sigurt për gratë dhe vajzat, gratë rrihen,dhunohen ,vriten edhe në shtëpitë e tyre,gratë, rrihen dhunohen, vriten edhe në rrugë, gratë rrihen, dhunohen, vriten edhe nga institucionet tona. Dhuna ndaj grave në këtë shoqëri është sistematike thirrjet e grave për ndihmë nuk dëgjohen , nuk besohen por dënohen edhe përçmohen , gratë fajësohen edhe për vrasjet që ju ndodhin kjo shoqëri e këto institucione heshtin legjitimojnë dhunën e vet edhe ushtrojnë dhunë.”
Bjeshka Guri – Aktiviste
Bjeshka Guri – Aktiviste
Gjithashtu në këtë protestë ishte e pranishme edhe kandidatja për Kryetare të Ferizajt nga LDK Sibel Halimi
“Bëj thirrje dhe një mesazh të fuqishëm drejtuar grave dhe vajzave në momentin kur e vërejnë ato dhunën në familje apo kudo, të raportojnë, sot ekzistojnë institucionet organizatat e grave që dinë se si ta trajtojnë rastet e viktimave të dhunës në familje, andaj kërkoj fuqishëm që krejt ne së bashku duke i përfshirë edhe mediat institucionet e sigurisë përfaqësues të politikës, shoqërisë civile ta bëjmë të pa mundurën në mënyrë që këtë qasjen ndaj grave dhe vajzave një herë e përgjithmonë të ç’njërroset nga shoqëria.”
Sibel Halimi – Kandidate e LDK-së për Kryetare të Ferizajt
Sibel Halimi – Kandidate e LDK-së për Kryetare të Ferizajt
Gjatë protestës së sotme Policia e Kosovës kishte arritur të arrestonte të dyshuarin kryesor në vrasje, Dardan Krivaqën. Ky lajm iu kumtua drejtpërdrejtë protestueseve, gjë që u përcoll me duartrokitje.
“Atëherë për njoftimin e juaj para 2-3 minutash morra konfirmimin se personi i dyshuar Dardan Krivaqa është arrestuar para 5 minutave këtu diku në Ferizaj kështu që në terren janë duke e sjellë në rrjetet e Policisë.”
Mehmet Aladinaj – Zyrtar Policor
Mehmet Aladinaj – Zyrtar Policor
Protestuesit vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve të tyre kërkuan drejtësi institucionale për viktimën M.O ., si dhe për marrjen nën mbrojtje të femrave, viktima të dhunës në familje.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi. Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.
Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.