Connect with us

Ferizaj

Vështrim i Redaksisë: Ping-pongu i Gjykatës dhe Prokurorisë me tentim vrasjen e vitit 2013

Published

on

         Pas një presioni të fuqishëm publik, Gjykata Themelore e Ferizajt sot ka dalë me një komunikatë, përmes së cilës “rrëfehet” për ping-pongun me rastin e aktakuzës së mëparshme kundër Arbër Sejdiut, i cili tani është në paraburgim nën dyshimin  për “bashkkryerje  vrasje të rëndë” të 18-vjeçares Marigona Osmani nga Ferizaj.    

Para 8 vitesh, Arbër Sejdiu ishte i dyshuar se me dy persona të tjerë kishte shkaktuar një vepër tjetër penale  “vrasje e rëndë në tentativë”, mirëpo për shkak të neglizhencës së Prokurorisë dhe Gjykatës së Ferizajt, ai mbeti  i lirë deri pardje, kur u arrestua si i dyshuar për bashkëkryerje të vrasjes së  22 Gushtit 2021.

    Nga komunikata e Gjykatës Themelore e Ferizajt, në pjesën ku përshkruhet  kronologjia e procedimit të veprës së mëparshme penale (2013) për të dyshuarin Arbër Sejdiu,  mund vërehen këto defekte:

* Pas përfundimit të procedurës paraprake dhe caktimit të masës së arrestit shtëpiak 60 ditor më 31 Korrik 2013, Prokurorisë së Ferizajt iu kanë nevojitur rrafsh 18 muaj (9 shkurt 2015) që të ngrisë aktakuzë ndaj të pandehurve për vrasje në tentativë.  Në ndërkohë të pandehurve organet e sundimit të ligjit nuk ia zëvendësuan ose vazhduan masën e ndalimit, duke ua kthyer pasaportat.

 * Gjykata e Ferizajt e ka zvarritur seancën e parë lidhur me këtë rast për gati 1 vit (më 5 shkurt 2016 caktohet shqyrtimi fillestar).

* Gjykatës së Ferizajt iu deshtën rrafsh 11 muaj “meditimi”, për ta kërkuar nga Policia adresën e saktë të vendndodhjes së Arbër Sejdiut, më 12 Janar 2017.

* Stacionit policor në Ferizaj iu deshtën 34 ditë, që ta mësojë adresën e Arbër Sejdiut dhe për ta kuptuar se ai paskësh qenë në Suedi.

* Tri vjet “hibernacion” i Gjykatës së Ferizajt lidhur me rastin, avansim me punë në Prishtinë i gjykatësit të lëndës  Musa Konxheli

* Më  12 Shkurt 2020, gjykatësi i caktuar, Sahit Krasniqi e ka kuptuar jokompetencën procedurale, meqë në këtë lëndë paska qenë gjykatës i procedurës paraprake.

* Gjykatës Themelore më transparente në nivel vendi (USAID 2019),  iu deshtën  4 muaj e pesë ditë për ta gjetur një gjyqtar tjetër të rastit (17 Qershor 2020). Në ndërkohë kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ia ndan rastin një gjyqtareje (Hysnije Gashi) që ishte 6 muaj para pensionimit.

* Pas zëvendësimit të fundit të gjyqtarit, më 2 Qershor 2021 mbahet seanca e parë në rastin PP/I.nr.110/13 për tentim vrasje, ku të pandehur janë Arbër Sejdiu dhe dy të tjerë.

Në vazhdim po e postojmë komunikatën e sotme të Gjykatës Themelore në Ferizaj:

Paraburgim ndaj A.S. i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares

Ferizaj 24 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, sei pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nen paragrafi 1.1 të KPPK-së, nga fakti se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepren penale për të cilën dyshohet dhe atë në bashkëkryerje me të pandehurin D.K që dyshimi i bazuar rrjedh nga provat materiale të grumbulluara deri në këtë fazë të procedurës, të evidentuara edhe në raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga deklarata e vet të pandehurit A.S. e dhënë deri në këtë fazë të procedurës penale. 

Përmes kësaj komunikata Gjykata njoton opinionin lidhur me rastin kundër të pandehurit A.S. i akuzuar për veprën penale vrasja e rëndë në tentativë se:

Prokuroria Themelore në Ferizaj më 12 korrik 2013 pran Gjykatës Themelore në Ferizaj ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit M.S., A.S., dhe A.A., për shkak të dyshimit te kryerjes se vepres penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Gjyqtarit të Procedurës Paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Sahit Krasniqi duke vepruar sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit PPI.nr.110/2013, me datë 12 korrik 2013 ka mbajte seancën dëgjimore dhe ka nxjerrë aktvendimin PPrKR.nr.43/13 me të cilin të pandehurve të lartpërmendur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Mbrojtësit e të pandehurve në afatin ligjor kanë parashtruar ankesë kundër aktvendimin mi caktimin e masës së paraburgimit dhe Gjykata e Apelit e Kosovës  lidhur me ankesat e mbrojtësve me datë 18 korrik 2013 ka nxjerrë aktvendimin PN1.nr.1092/13 me të cilin ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj me datë 30 korrik 2013 ka sjellë në gjykatë aktvendimin për zgjerim të hetimeve në këtë çështje penale edhe kundër të pandehurit G.P., për shkak të veprës penale vrasje në tentativë nga neni 178 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokurori i shtetit me parashtresën e datës 31 korrik 2013 i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që ndaj të pandehurve M.S., A.S., dhe A.A. masën e paraburgimit ta zëvendësoj me masën e arrestit shtëpiak dhe gjyqtari i procedurës paraprake po më 31 korrik 2013 duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit, ka nxjerrë aktvendimin PPRKR.nr.43/13 me të cilin të pandehurve të lartpërmendur masa e paraburgimit u është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej dy (2) muajve,  gjithashtu të njëjtëve konform nenit 183 paragrafi 9 të KPPK-së u janë konfiskuar përkohësisht pasaportat Suedeze e të cilat i janë bashkëngjitur shkresave të lëndës dhe pas kalimit të afatit prej dy (2) muajve më nuk ka pas kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak nga ana e prokurorisë.

Prokuroria Themelore ne Ferizaj me 9 shkurt 2015, ka ngritur aktakuzën PP/I.nr.110/13 të cilën e ka dorëzuar në gjykatë më 12 shkurt 2015, kundër të pandehurve M.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje vrasje në tentativë nga neni 178 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së si dhe për veprës penale në bashkëkryerje mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuarve të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin G.P, për shkak të veprës penale vrasje në tentativë nga neni 178 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuarve të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa me aktvendimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj të datës 09 shkurt 2015 ka pushuar hetimi kundër të pandehurit A.A..

Pas ngritjes së aktakuzës lënda me numër PKR.ner.35/15 i është ndarë në punë gjyqtarit të Krimeve të Rënda Musa Konxheli. Lënda në fjalë i është ndar në punë gjyqtarit Musa Konxheli, ndërsa i njëjti më 2 shkurt 2016 ka caktuar seancën për shqyrtim fillestar, mirëpo nga fletkthesat është konstatuar se i pandehuri A.S. dhe G.P janë të panjohur si në adresat e dërguara. Gjykata më 12.01.2017 ka kërkuar verifikim të adresës përmes policisë për të pandehurit Policia e Kosovës-Stacioni Policor në Ferizaj më  06.02.2017 ka njoftuar gjykatën me dresën e A.S. por që sipas këtij njoftimi i njejti me familje gjendet në Suedi.

Më 1 korrik 2019 gjyqtari Musa Konxheli ka kaluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special dhe lëndët me të cilat ka qenë i ngarkuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj u janë shpërndarë gjyqtarëve të Departamentit për Krime të Rënda, ku lënda konkrete i është ndarë gjyqtarit Sahit Krasniqi i cili ka caktuar seancë gjyqësore për datën 12.02.2020, mirëpo pas shqimit të shkresave të lëndës ka kuptuar se në këtë çështje penale ka vepruar si gjyqtar i procedurës paraprake dhe më 07.02.2020 i ka parashtruar kërkesë Kryetarit të kësaj gjykate përjashtimin nga kjo çështje penale.

Kryetari i Gjykatës Bashkim Hyseni me aktvendimin e datë 12.02.2020 ka aprovuar si të bazuar kërkesën e gjyqtarit Sahit Krasniqi për përjashtimin e tij në çështjen penale.

Me aktvendim të datë 17.06.2020 çështja penale nga gjyqtari Bashkim Hyseni është ndarë në punë gjyqtares Hysnije Gashi.

Me daljen në pension të gjyqtares Hysnije Gashi me datë 16.12.2020, U.D. Kryetari i Gjykatës Sahit Krasniqi me vendim me këtë çështje penale ka ri-caktuar gjyqtarin Mustaf Tahiri.

Gjyqtari Mustaf Tahiri më 01.06.2021 ka caktuar shqyrtimin gjyqësore fillestar në këtë çështje penale, dhe me datë 21.05.2021 kryetari i trupit gjykues i ka njoftuar palët në procedurë dhe atë Prokurorin e shtetit dhe mbrojtësit e të pandehurve se seanca e caktuar për këtë çështje penale për datën 01.06.2021 me fillim në ora 13:00 është shtyrë për të nesërmen pra me datën 02.06.2021 me fillim në ora 13:00 me arsyetimin se kryetari i trupit gjykues ka qenë i angazhuar me një çështje penale të natyrës urgjente (vrasje) me numër të lëndës PKR.nr.152/20.

Nga zyra e mbrojtësit të të pandehurit M.S. avokatët mbrojtës më 27.05.2021 kanë dorëzuar në gjykatë parashtresën me shkrim me këtkesë për shtyrjen e seancës së datës 02.06.2021 në ora 13:00 me arsyetimin se mbrojtësi i të pandehurit av.Avni Ibrahimi nuk mund të prezantoj në shqyrtimin gjyqësor me datën 02.06.2021 për shkak të gjendjes së tij shëndetësore i cili nga data 24.05.2021 është i shtrirë në QKUK në Prishtinë.

Kryetari i trupit gjykues Mustaf Tahiri me datën 02.06.2021 përmes procesverbalit të shqyrtimit fillestar i cili ka filluar në ora 13:35 ka konstatuar se prezentë në këtë seancë ka qenë mbrojtësi i të akuzuarit A.S. av.Hajrush Nuhiu, i cili e ka njoftuar kryetarin e trupit gjykues se nuk ka pas kontakte me të mbrojturin e tij pasi i njëjti jeton jashtë vendi, përkatësisht në Suedi, mirëpo do të përpiqet që të bi në kontakt në mënyrë që i njëjti të paraqitet në gjykatë për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor. Gjithashtu nuk janë paraqitur të pandehurit M.S. dhe G.P, ndërsa nuk ka qenë prezentë as prokurori i shtetit i cili ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt. Për këtë arsye gjykata në mungesë të kushteve ligjore seancën e ka shtyrë në afat të pa caktuar dhe e ka obliguar mbrojtësin Hajrush Nuhiu që të kontaktoj me të mbrojturin e tij në mënyrë që i njëjti të paraqitet në këtë gjykatë për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor.

Me datën 21.05.2021 gjyqtari Mustaf Tahiri konform nenit 534 të KPPK-së ka kërkuar nga Stacioni Policor në Mitrovicë verifikimin dhe sigurimin e adresës për të pandehurin Gazmend Peci.

Kryetari i trupit gjykues Mustaf Tahiri duke pas parasysh se të pandehurit M.S dhe A.S. përmes shkresave të lëndës shihet se gjenden jashtë shtetit, përkatësisht në Suedi dhe  pasi që të njëjtit kanë të autorizua avokatët e tyre me autorizim e që autorizimet e tyre gjenden në shkresat e lëndës, ka konstatuar se këta dy të pandehu do të ftohen përmes mbrojtësve të tyre  dhe seancën e ka caktuar për datën 23.09.2021 me fillim në ora 10:00. Ndërsa të pandehurit G.P i është dorëzuar ftesa për shqyrtim gjyqësor, e po ashtu ftesa i është dorëzuar edhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj si dhe mbrojtësve të të pandehurve M.S dhe A.S., av.Avni Ibrahimi dhe Hajrush Nuhiu.

Për më tepër ndaj të pandehurit A.S. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, përvec rastit si më lartë, nuk ka të evidentuar asnjë rast tjetër. “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending