Connect with us

Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e publikon Udhërrëfyesin e ri Klinik kundër COVID-19

Published

on

Pas më shumë se 10 muajsh nga publikimi i edicionit të fundit, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar edicionin e radhës të Udhërrëfyesit Klinik për Menaxhimin dhe Trajtimin e COVID-19.

  Ky dokument përmban udhëzime të përditësuara lidhur me terapitë adekuate për aplikim në institucionet e shëndetësisë primare dhe sekondare,  varësisht nga niveli i eskalimit të infeksionit.

      Risi në këtë edicion janë udhëzimet e detajuara për përdorimin e antiviralëve dhe  antibiotikëve, me ç’rast disa antiviralë si Favipiraviri tani preferohen për përshkrim të menjëhershëm për rastet simptomatike, ndërsa kufizohet përdorimi i antibiotikëve vetëm me rastin e paraqitjes së infeksioneve sekondare bakteriale, por jo edhe si  preventivë, siç është vepruar deri tani në shumë raste.

Linkun e udhëzuesit të ri mund ta gjeni në:

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/08/UK-Menaxhimi-dhe-trajtimi-i-COVID-19-1.pdf?fbclid=IwAR3MCT1Gz3fgzA6-XBgaQjygW4-RLzvhzaJJi_GB9KqsUZ_m6x0GybfJrwE

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Justina Shiroka Pula bëhet gruaja e parë në krye të ASHAK-ut

Published

on

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën.

Gjatë mbledhjes më 19 dhjetor, ASHAK zgjodhi edhe kryesinë e saj, ku Fejzullah Krasniqi u zgjodh nënkryetar, ndërkaq Bardh Rugova sekretar shkencor.

Mandati i kryetarit të ASHAK-ut është katërvjeçar, me mundësi rizgjedhje.

Kush është Justina Shikora Pula?

Udhëheqësja e re e ASHAK-ut ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Kryetarja e re e Akademisë së Shkencave ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë të publikuar në faqen e ASHAK-ut, Shiroka Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Lincit në Aushtri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Shtatë të arrestuarit mbrëmë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe disa vepra tjera penale

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se kanë arrestuar shtatë persona gjatë aksionit policor të zhvilluar në Prishtinë, nën dyshimet për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit  janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Gjatë këtij aksioni, Prokuroria tha se u sekuestruan rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektrike.

Të arrestuarit, pas intervistimit janë dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se personat e arrestuar janë zyrtarë të lartë publikë, përfshirë një ish-ministër dhe se  aksioni kishte të bënte me procesin e shpronësimit të pronave private.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Sveçlës, personat e arrestuar “kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, ka shkruar Sveçla.

#

Continue Reading

Kosovë

Ligji amerikan i mbrojtjes për vitin 2026 përfshinë edhe Kosovën

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2026, me të cilin ndahen mbi 901 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake përfshirë këtu 800 milionë dollarë për Ukrainën dhe 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që ditë më parë u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan, përfshihet edhe Kosova.

Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Në ligj potencohet vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve.

Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Në ligj i kërkohet sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që të nxisë iniciativa për zhvillim demokratik dhe ekonomik, përfshirë zgjatjen e ndihmës teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, të forcojë strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, organet e pavarura të mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe prokurimet publike si dhe të promovojë rolin e mediave të pavarura në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Kosova përfshihet edhe në masat për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor  derisa do të përfitojë edhe nga mbështetja amerikane për sigurinë kibernetike.

Continue Reading

Trending