Connect with us

Arbëri

Dy shfaqje Ferizajase në dy Festivale ndërkombëtare

Published

on

Teatri i qytetit “Adriana Abdullahu”, do të merr pjesë me dy shfaqje, në dy Festivale jashtë vendit. Trupa ferizajase do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin e komedisë “Koko Fest”, në Korçë si dhe në atë “Programi Jubilar”, në Teatrin Shqiptar në Dibër, i cili këtë vit shënon 20 vjetorin e tij.

Drejtori Fatmir Hyseni, ndjehet shumë mirë me këtë pjesëmarrje të Teatrit “Adriana”, në dy festivalet.

“Po teatri i Ferizajt i ka dy ftesa, është Festivali “Koko Fest” i Korçës, ku do të marrim pjesë. Të dielën niset trupa e Ferizajt, kurse të hënën e kemi shfaqjen që e prezantojmë në festival. Shfaqja me të cilën marrim pjesë në këtë festival është “Gratë në Pralamentë” e Arsitofanit me regji të Elmaze Nurës”.

Fatmir Hyseni – Drejtor i Teatrit “Adriana Abdullahu”
Fatmir Hyseni – Drejtor i Teatrit “Adriana Abdullahu”

Ndërsa shfaqja tjetër ferizajase do të ipet në Festivalin “Programi Jubilar”, në Dibër të Maqedonisë Veriore.

“Pastaj e kemi shfaqje tjetër, “Vizita e Zonjës Plakë”, me regji të Sulejman Rushitit, që do të prezantohet në Festivalin e Dibrës “Programi Jubilar” në Maqedoninë Veriore më 4 shtator. Unë besoj që me këto dy shfaqje do ta prezantojmë teatrin tonë në të dy Festivalet shumë të rëndësishme, mirëpo në Festivalin e Korçës jemi vetëm ne nga Kosova, do ta përfaqësojmë edhe Kosovën atje sa më denjësisht.”

Fatmir Hyseni – Drejtor i Teatrit “Adriana Abdullahu”

Gjithashtu Hyseni tregoi edhe për përgatitjet që po bëhen për Festivalin e Teatrove të Kosovës që do të mbahet, sivjet në muajin shtator.

“Përpos pjesëmarrjeve nëpër Festivale e kemi edhe “Festivalin e Teatrove”, domethënë përgatitjen e Festivalit në Ferizaj. Teatri i Ferizaj tash fillon edhe sezonin vjeshtor, ku mendojmë që t’i kemi 2 shfaqje premiera në këtë vit, por të gjitha këto prapë se prapë varen nga situata pandemike se si do të rrjedhë dhe sa do të na lejojnë kushtet pandemike që t’i zhvillojmë aktivitetet, përpos kësaj do të kemi normalisht edhe reportarin e rregullt të teatrit deri në fund të vitit.”

Fatmir Hyseni – Drejtor i Teatrit “Adriana Abdullahu”

Këto dy Festivale janë konkurrues, ku do të ketë përzgjedhje të shfaqjeve edhe nga juria profesionale. Ndërsa Hyseni gjithashtu shtoi se për  Festivalin e Teatrove, do të bëhet një zgjidhje për mënyrën se si do të mbahet ai, nëse është e nevojshme edhe në mënyrën online.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Tirana dhe Kruja lëkunden nga një seri tërmetesh

Published

on

Një tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Qendra Sizmologjike ka njoftuar se tërmeti  regjistrua  në orën 05:04 minuta me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 8 kilometra në jugperëndim të Krujës.

Më pas janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët,  ku e fundit u regjistrua  në orën 10:05 minuta me intensitet  2.0 shkallë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje për dëme të mundshme.

Continue Reading

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending