95 raste të reja të infektimeve me Covid-19 në Ferizaj

Në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 95 raste të reja të infektimeve me

Covid-19. Në mesin e rasteve të fundit janë 14 fëmijë të moshave prej 0 deri 19 vjeç.

Numri më i madh infektimeve  është tek moshat prej 20 deri në 39 vjeç, me 43 persona të prekur.

Në Ferizaj, zyrtarisht janë 1813 raste aktive, kurse sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në spitalin e qytetit janë duke u trajtuar 76 pacientë me Covid-19.

Deri më sot, gjithsej 7 mijë e 504 ferizajas janë prekur nga ky virus. Prej tyre, 141 kanë vdekur nga pasojat e infektimit.