Connect with us

COVID19

Mbi njëmijë pacientë në oksigjeno-terapi, të shtrirë në SHSKUK

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është duke u përballur me fluks të madh të pacientëve të dyshuar se janë me COVID-19.

Sipas raportit ditor, Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1259 pacientë prej të cilëve 1061 janë të konfirmuar pozitiv.

60 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 1060 janë me oksigjeno-terapi.

Klinika infektive është duke punuar në kufi të kapaciteteve, derisa Drejtori i kësaj klinike Arben Vishaj, tha se tani pacientët që vijnë po i referojnë në klinikat tjera të kësaj qendre.

“Aktualisht kemi filluar të bëjmë hapjen e mjekimit intensiv në Klinikën Infektive pra një repart i cili ka qenë për pacientë të Klinikës Infektive. Tash kemi filluar procedurat që të pranojmë pacientë që janë në gjendje kritike, i kemi 12 respiratorë dhe shpresojmë që mos të përdoren, por jemi të gatshëm që shumë shpejt t’i adoptojmë këto hapësira”.

Arben Vishaj – Drejtor i Klinikës Infektive
Arben Vishaj – Drejtor i Klinikës Infektive

Vishaj bëri të ditur se 99% e rasteve janë të infektuar me varantin Delta.

“Mbi 99% është varianti Delta dhe vetë prania e një numri të madh të infektuarve tregon rrezikshmërinë e këtij varianti. Ne për momentin kemi oksigjen të mjaftueshëm. Barnat që janë listën esenciale i kemi edhe më tutje remdesivir blihet nga pacientë”.

Arben Vishaj – Drejtor i Klinikës Infektive

Gjendje e ngjashme është edhe në Klinikën e Mjekësisë Sportive, ku shumica pacientëve të infektuar janë të pa vaksinuar dhe tek ta mbizotëron varianti  Delta.

Drejtori i kësaj klinike Artan Ahmeti, tha se shumica e pacientëve të shtrirë janë të moshës së mesme.

Shumica e pacientëve janë të pa vaksinuar, ekzistojnë vetëm katër pacientë që janë me dy vaksina dhe pesë me një vaksinë.

“I kemi vërejtur dallimet tash me variantin Delta, numri i kërkesave është shumë i madh, pra vetëm për një ditë është mbushur Klinika  e Mjekësisë Sportive që nuk ka ndodhur herëve të kaluara dhe gjithashtu mosha është mesatare, pra për dallim që më herët kishim moshë të shtyrë të pacientëve, tash kemi moshë mesatare”.

Artan Ahmeti – Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Sportive
Artan Ahmeti – Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Sportive

Sipas raportit të sotëm të Shërbimit Spitalor, gjendje e rënduar paraqitet edhe në spitalet rajonale, ku aktualisht janë duke u trajtuar 822 pacientë, ndërkaq 671 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending