Connect with us

Ferizaj

Reformimi Demokratik për Ferizajn publikon platformën dhe listën e vet zgjedhore

Published

on

Subjekti më i ri politik i Ferizajt,  Reformimi Demokratik për Ferizajn (RDF)  përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur platformën e vet programore dhe listën e 11 kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për asamblenë komunale të Ferizajt, pas certifikimit të tyre nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).    

Lista e RDF përhet nga :

Gezim Haxhimusa

Nexhat Misini

Kaltrina Aliu

Muhamet Kurti

Besarta Shabani

Djellza Saliu

Besnik Ugzmajli

Mirlinda Shatrolli

Veranda Rexhepi

Amir Muhadini dhe

Agron Abazi.

Sa i përket platformës zgjedhore,  në komunikatën e RDF-së ndër të tjera thuhet:

“Ka kohë që në komunën tonë është ngulfatur demokracia, gjë e cila vërehet edhe në jetën e përditshme të institucioneve tona, të cilat kryesisht janë ndërtuar sipas logjikës së dëgjueshmërisë. Qeverisjet komunale janë shndërruar në instrumente, të cilat para së gjithash kanë shërbyer për grupe të caktuara të interesit, duke lënë  interesin  qytetar në rend  të dytë.  Në të kaluarën, e sidomos në përbërjen e fundit të Kuvendit Komunal, shumica e  këshilltarëve komunal me votën e tyre të  këmbyer për interesa  të ngushta, me vetëdije kanë votuar pro propozimeve të cilat më së paku kanë shkuar në interes të qytetarit.”

Dy nga themeluesit e RDF në foto: Nehat Mustafa (djathtas) dhe Gëzim Haxhimusa (në mes)

RDF është themeluar nga ish anëtarët e Kuvendit Komunal, Nehat Mustafa dhe Gëzim Haxhimusa, të cilët e braktisën grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të ngritur zërin e tyre si këshilltarë të pavarur. Gjatë mandatit të kaluar si kuvendtarë të Ferizajt, themeluesit e RDF shpesh kanë kritikuar ekzekutivin e kësaj komune  të udhëhequr nga kryetari aktual Agim Aliu (PDK), për shkelje të premtimeve zgjedhore dhe për keqmenaxhim të parasë publike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending