Që nga 30 gushti kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas këtyre masave, sektorit të gastronomisë i lejohet puna deri në orën 21:30 dhe vetëm në hapësirë të hapur.
Kushtrim Bajraliu, bashkëpronar i kafiterisë “Cherry” në Ferizaj thotë se qeveria do duhej t’u ofronte ndihmë pasi që nëse vazhdojnë masat që janë në fuqi, mbijetesa është e vështirë.
“Gjithmonë jemi për respektimin e masave, por hapësira që na u ka lejuar me punu vetëm jashtë, është e papërballueshme. Nëse vazhdojnë këto masa edhe pas 13, duhet me i reduktu edhe punëtorët për shkak se numri i madh i punëtorëve, hapësira është e vogël por masat duhet të respektohen gjithmonë. Duke marrë parasysh sezonin e vjeshtës, nuk mundemi me operu vetëm me terasë por duhet edhe brenda për me mund me mbijetu”.
Kushtrim Bajraliu – Gastronom
Opinion të njëjtë ndanë edhe Alban Agushi, bashkëpronar i kafiterisë “Empire” i cili thotë se Qeveria akoma nuk i kanë kryer obligimet e vitit të kaluar kur u patën premtuar mbështetje.
“Masat na kanë ndiku shumë, janë të papërshtatshme. Vetëm në terasa të punojmë, distanca 1 meter e gjysmë, duhet mos me iu lënë vend edhe myshterive që i kemi pasë, po hidhërohen. Humbje kemi për 70%. Zgjidhja më e mirë është me u vaksinu dhe me i liru masat”.
Alban Agushi – Gastronom
Masat anti-Covid do të jenë në fuqi deri më datë 13 gusht, kur edhe do të rishikohen ato dhe të bëhet vlerësimi i ndikimit të tyre në pandemi.