Connect with us

Ferizaj

Filloi Festivali “FerFilm”, në Ferizaj

Published

on

Festivali i Filmit “FerFilm”, filloi mbrëmë në rrethana pandemie. Para një numri të kufizuar të shikuesve, në hapje të festivalit, është shfaqë filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”.

Organizatori i FerFilmit ndihej i nderuar, që ky film, hapi Festivalin:

“Gjithsesi sonte është planifikuar të shfaqet filmi “Luaneshat e Kodrës“, nga regjisorja Luana Bajrami, është film i konsideruar, shumë i suksesshëm brenda dhe jashtë vendit. Na ka nderuar neve shumë sonte, që do të shfaqet këtu, sidomos audiencën e Ferizajt, pasi që Luana vjen po nga ky qytet. Por e dhimbshme është me masat që i ka përcaktuar Qeveria e Kosovës, ne jemi të kufizuar se vetëm 30 persona kanë të drejtë të futen në sallën e teatrit  dhe me shumë dhimbje e them se një pjesë e audiencës nuk do të jenë pjesë e këtij festivali”.

Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës në Ferizaj

Regjisorja ferizajase, Luana Bajrami, ishte e lumtur që Festivali në qytetin e saj po hapej pikërisht me filmin e saj “Luaneshat e Kodrës”

“Ndjehem shumë mirë që sonte filmi im po shfaqet në qytetin e Ferizajt, pasi që shumë lokacione i kemi xhiruar në këtë qytet, shpresoj që të ju pëlqej filmi dhe faleminderit. Mirë ndjehem por pak problematike që nuk mundemi me e mbush sallën me publik shumë, por prapë nuk qenka keq sonte paska publik, kurse ndjehem krenare sepse xhirimet janë bërë këtu. Janë befasu të Francës për shkak se e kanë pa Kosovën në një mënyrë ma të re, jo me lufta e gjëra tjera, kështu që me pa një rini aq të fuqishme dhe ato karaktere të filmit si këto tri luaneshat, ju kanë dhanë një përshtypje tepër të mirë. Po për mua është e rëndësishme me i lidhë dy kulturat të cilat i kam, me të cilat jam rritë unë Francën edhe Kosovën, por prapë nuk e di se ku do ta punoj filmin e ardhshëm, por kësaj here do të lidhem më shumë me botën.”

Luana Bajrami – Regjisore e filmit “Luaneshat e Kodrës”

Juria e këtij festivali do të ketë shumë punë që në mesin e 84 filmave të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve

“Në kategorinë e filmave të shkurtër do të jenë 84 filma në katër kategori filmi animacion, i luajtur, dokumentar dhe filmi eksperimental në kuadër të këtyre katër kategorive ndahen katër çmime ashtu e ka traditë festivali, ky është edicioni i 9-të i festivalit dhe ndarja e çmimeve nuk ka ndryshuar asnjëherë, ndërsa në këtë vit është edhe një çmim special “Një prurje e re””.

Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës në Ferizaj

Ky Festival pjesën tjetër do ta mbajë në Galeri por përsëri me numër të kufizuar të publikut, ku do të vazhdoj deri me 6 shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending