Festivali i Filmit “FerFilm”, filloi mbrëmë në rrethana pandemie. Para një numri të kufizuar të shikuesve, në hapje të festivalit, është shfaqë filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”.
Organizatori i FerFilmit ndihej i nderuar, që ky film, hapi Festivalin:
“Gjithsesi sonte është planifikuar të shfaqet filmi “Luaneshat e Kodrës“, nga regjisorja Luana Bajrami, është film i konsideruar, shumë i suksesshëm brenda dhe jashtë vendit. Na ka nderuar neve shumë sonte, që do të shfaqet këtu, sidomos audiencën e Ferizajt, pasi që Luana vjen po nga ky qytet. Por e dhimbshme është me masat që i ka përcaktuar Qeveria e Kosovës, ne jemi të kufizuar se vetëm 30 persona kanë të drejtë të futen në sallën e teatrit dhe me shumë dhimbje e them se një pjesë e audiencës nuk do të jenë pjesë e këtij festivali”.
Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës në Ferizaj
Regjisorja ferizajase, Luana Bajrami, ishte e lumtur që Festivali në qytetin e saj po hapej pikërisht me filmin e saj “Luaneshat e Kodrës”
“Ndjehem shumë mirë që sonte filmi im po shfaqet në qytetin e Ferizajt, pasi që shumë lokacione i kemi xhiruar në këtë qytet, shpresoj që të ju pëlqej filmi dhe faleminderit. Mirë ndjehem por pak problematike që nuk mundemi me e mbush sallën me publik shumë, por prapë nuk qenka keq sonte paska publik, kurse ndjehem krenare sepse xhirimet janë bërë këtu. Janë befasu të Francës për shkak se e kanë pa Kosovën në një mënyrë ma të re, jo me lufta e gjëra tjera, kështu që me pa një rini aq të fuqishme dhe ato karaktere të filmit si këto tri luaneshat, ju kanë dhanë një përshtypje tepër të mirë. Po për mua është e rëndësishme me i lidhë dy kulturat të cilat i kam, me të cilat jam rritë unë Francën edhe Kosovën, por prapë nuk e di se ku do ta punoj filmin e ardhshëm, por kësaj here do të lidhem më shumë me botën.”
Luana Bajrami – Regjisore e filmit “Luaneshat e Kodrës”
Juria e këtij festivali do të ketë shumë punë që në mesin e 84 filmave të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve
“Në kategorinë e filmave të shkurtër do të jenë 84 filma në katër kategori filmi animacion, i luajtur, dokumentar dhe filmi eksperimental në kuadër të këtyre katër kategorive ndahen katër çmime ashtu e ka traditë festivali, ky është edicioni i 9-të i festivalit dhe ndarja e çmimeve nuk ka ndryshuar asnjëherë, ndërsa në këtë vit është edhe një çmim special “Një prurje e re””.
Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës në Ferizaj
Ky Festival pjesën tjetër do ta mbajë në Galeri por përsëri me numër të kufizuar të publikut, ku do të vazhdoj deri me 6 shtator.
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.