Zv.Presidentja Harris: Vazhdojmë me forcimin e raporteve SHBA-Kosovë

Zv.presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris përmes një postimi në faqen e saj të Facebook-ut i dërgoi falenderime Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për bisedën e zhvilluar dje, me ç’rast edhe u zotua për forcimin e mëtutjeshëm të raporteve, siç u shpreh ajo “të rëndësishme” të SHBA-ve me Republikën e Kosovës.

Në postimin e vet të sotëm, Zv. Presidentja Kamala Harris shkruan:

“Pata kënaqësinë që dje të flisja me Presidenten Vjosa Osmani, për t’ia përçuar falënderimet e kombin tonë për Kosovën, që i priti afganët e rrezikuar në Kampin Bondsteel.
Ne u pajtuam që të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme ndëmjet SHBA-ve dhe Kosovës.”