Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dy seanca ndaj dy grupeve të të akuzuarve, komisionerë të vendvotimeve përkatëse, për veprën “Falsifikim i rezultateve të votimit”, filluan sa për t’u shtyer. Ata dyshohet se kishin falsifikuar votimet më 2017, kurse procesi nuk po përfundon as në 2021.
Që të dy seancat u shtyen për, t’u thirrë me 1 tetor 2021. Grupi i parë i të akuzuarve ishte nga Kaçaniku kurse grupi i dytë nga Ferizaj.
Gjashtë prej shtatë të akuzuarëve të grupit të parë ishin të pranishëm: Sh.D, A.B, J.S, G.K, B.L, E.K.
Për shkak se i akuzuari R.K nuk iu përgjigj ftesës së Gjykatës, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Mustafë Tahiri, vendosi për shtyrjen e seancës.
“Në seancën e kaluar ka qenë prezent edhe i akuzuari R.K i cili është njoftuar për këtë seancë, por pasi që i njëjti mungon, nuk ka kushte për mbajtjen e seancës gjyqësore, për shkak se duhet të jenë të gjithë të pranishmit për tu plotësuar kushtet, përveç nëse plotësohen kushtet për ta veçuar procedurën por nuk plotësohen pasi që i njëjti nuk është paraqitë. Për të pandehurin R.K, Gjykata konform nenit 807, paragrafi 1 i KPP do të lëshojë urdhëresë për shoqërimin e tij, Stacionit Policor në Kaçanik”.
Mustafë Tahiri – Gjykatës
Edhe seanca e dytë pati rrjedhë të njejtë, u shtye, vetëm se në këtë seancë munguan tre nga shtatë të akuzuarit.
Përveç shtyerjes edhe të kësaj seance, gjykatësi Tahiri vendosi që procedura ndaj I.R., të veçohet pasi ajo tashmë gjendej në Gjermani dhe nuk mund të jetë e pranishme.
Aty po ashtu munguan të pandehurit E.M dhe B.S.
Teksa prezent ishin të akuzuarit: A.J, E.Ç, B.S dhe F.A.
“Mirret vendim që seanca e sotme gjyqësore të shtyhet për datën 1 tetor 2021 në ora 11. E pandehura E.M do të ftohet edhe një herë përmes ftesës së rregullt dhe të dhënave që ka siguruar gjykata përmes verifikimit policor, ndërsa për të pandehurën B.S, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për shoqërimin e saj në seancën e ardhshme, përveç nëse e njëjta e arsyeton mungesën e saj para se të mbahet shqyrtimi i ardhshëm gjyqësor”.
Mustafë Tahiri – Gjykatës
Interesantja e krejt këtij rasti ishte se njëra nga të akuzuarat, në këtë rast, është kandidate për Kuvendin Komunal të Ferizajt për zgjedhjet e 17 tetorit.
Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.
I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.
Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.
Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.
Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.
Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.
‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.
Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.