Connect with us

Botë

MCC: Qeveria e Kosovës po kryen detyrat e shtëpisë

Published

on

Drejtoresha Menaxhuese e MCC për Evropën, Azinë, Paqësorin dhe Amerikën Latine, Caroline Nguyen dhe Zëvendëspresidenti për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Sektorin Privat, Jonathan Richart, zhvilluan një seri takimesh produktive me Qeverinë e Kosovës gjatë vizitës së tyre treditore në Kosovë(28-30 shtator 2021), duke ndihmuar në përcaktimin e fushëveprimit të projekteve të mundshme.

“Vendosmëria e vendit është gur themeli i modelit të MCC, që do të thotë se investimet e programit Kompakt zhvillohen dhe udhëhiqen nga vendet partnere. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të programit Kompakt, duke prioritizuar tre fusha të mundshme për investime – (1) ruajtjen e energjisë, (2) forcimin e rrjetit të energjisë elektrike, dhe (3) ngritjen e kapaciteteve punëtore, duke përfshirë barazinë gjinore.””Kompakti MCC-Kosova do të ndihmojë në modernizimin e sektorit energjetik të vendit dhe krijimin e një peisazhi që mundëson zhvillimin e biznesit”, shtoi Nguyen.

“Me përparimin e bërë në këtë udhëtim, MCC dhe Qeveria e Kosovës tani mund të ndërmarrin hapa drejt finalizimit të Marrëveshjes MCC-Kosovë në mënyrë që të mund të shkojmë drejt nënshkrimit dhe zbatimit të programit.” u shpreh drejtoresha e MCC, Caroline Nguyen.

 Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (The Millennium Challenge Corporation) është agjenci a pavarur shtetërore e SHBA-së e cila angazhohet për uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Që nga përzgjedhja e Kosovës për progarmin kompakt më 2018, MCC ka punuar shumë afër me qeverinë pë rtë identifikuar dhe zhvilluar investimet infrastrukturore, të cilat do ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejt rritjes gjithëpërfshirëse  dhe të qëndrueshme ekonomike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending