Connect with us

Botë

JANJIQ: Pas takimit në Bruksel, tabelat RKS lejohen në Serbi

Published

on

Analisti politik dhe udhëheqësi i organizatës “Forumi për Marrëdhënie Etnike” (Forum za Etnicke Odnose) me seli në Beograd, Dushan Janjiq, në një intervistë për televizionin “NewsMax Adria”, ka deklaruar se pas takimit në Bruksel, epilogu i situatës së tensionuar në veri do të jetë tërheqja e të dyja palëve nga pozicionet e tanishme , mirëpo me rregullim të çështjes së tabelave të regjistrimit për automjetet nga Kosova. Me këtë rast, Janjiq u shpreh:  

“Sa i përket tabelave, aty nuk duhet shumë mençuri. Aty do të mbesin tabelat RKS, sepse nuk ka mundësi që një vend, çfarëdo qoftë ai,  edhe pse ne nuk e njohim, të shtypë një lloj tabelash që vlejnë në gjithë botën, e të ketë një lloj tjetër vetëm për Serbi.    Kjo është e pamundur…

Në këtë rast konkret, nuk ka zgjidhje tjetër, pos RKS. Nuk ka. Sikurse që Serbia nuk ka tabela të tjera, pos SRB.

Dhe nuk mundet tash që për shkak të lojërave politike, të luhet me ato tabela provuese, dhe pastaj të gjithë duhet të paguajnë kot, duke e ngarkuar biznesin dhe të  tjerët. “

Dushan Janjiq është historian dhe publicist serb me famë botërore nga Leskovci, ndërsa tani udhëheq me organizatën joqeveritare Forumi për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, i cila merret kryesisht me analizën e raporteve ndëretnike në Ballkan, e posaqërisht me ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending