Zyra Kombëtare e Auditimit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka përzgjedhur projektin “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj për t’iu nënshtruar auditimit të performancës dhe pajtueshmërisë me ligje, bazuar në treguesit e problemeve dhe vlerësimet e rrezikut, në interesin publik dhe në raportimet nga media.
“ Ndikimet e auditimit mund të mos vërehen menjëherë, por të kesh auditime aktuale mund të ndihmojnë vendin që të rimëkëmbet nga kriza” kishte thënë me këtë rast Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Krahas këtij projekti, Zyra Kombëtare e Auditimit do t’iu “hyjë” edhe letrave të NP “Trepça”, Operatorit “KOSST” SHA, Ndërmarrjes “KEK” dhe Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Në arsyetimin e nisjes së këtyre auditimeve të veçanta, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka shtuar se përmes këtyre veprimeve synohet forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe qeverinë e Ferizajt, në mënyrë që fondet publike të shpenzohen në mënyrë ekonomike, me efektivitet dhe efikasitet.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në linkun: