Connect with us

Ferizaj

Verifikim Faktesh: Dy thënie me “këmbë të shkurta”

Published

on

Gjatë javës së fundit të shtatorit, Komunës së Ferizajt i shkoi një letër nga Thesari i Kosovës përmes së cilës, ekzekutivit komunal iu bë me dije se borxhi i kësaj komune ndaj kreditorëve tejkalon mbetjen e buxhetit deri në fund të vitit , dhe se kjo gjendje mund ti rrezikojë edhe pagat e shërbyesve civil të kësaj komune.  Thesari asokohe kishte përllogaritur borxhe në vlerë rreth 3 milion euro.

Në atë letër ndër të tjera thuhet:

“Përmes kësaj shkrese, ju rikujtojmë se prioriteti për pagim sipas LMFPP (Neni 38, par. 3, pika b), edhe para pagesës së pagave apo detyrimeve tjera, është përmbushja e një urdhri të prerë dhe pa të drejtë ankese ose një gjykim të nxjerrë nga një gjykatë sipas nenit 40”.

Letra informuese nga Thesari i Kosovës dërguar Komunës së Ferizajt më 23 Shtator 2021

Lidhur me bankrotin e komunës së Ferizajt, u diskutua edhe në debatin zgjedhor në Radio Televizionin Publik të Kosovës, me ç’rast kryetari i Ferizajt, i fajësoi kontratën kolektive dhe borxhet e trashëguara si shkaktarë të këtij borxhi.

“Shumica e këtyre detyrimeve përmbarimore, janë si rezultat i kontratës kolektive, dihet tashmë fakti se kontratën kolektive nuk e ka nënshkruar asnjë nga kryetarët e komunave, por bartin pasojat e kontratës kolektive dhe ne pothuajse 3 milion euro bartim obligime të kontratës kolektive” – kishte deklaruar kryetari Aliu në RTK.

Agim Aliu – Kryetar i Ferizajt

Gjurmëve të kësaj deklarate të kryetarit Aliu, TV TEMA përmes rrugës ligjore ka kërkuar qasje në listën e lëndëve përmbarimore dhe vendimeve të prera të Gjykatës që janë për pagesë në Thesarin e Kosovës të regjistruara si borxhe të Komunës së Ferizajt.

Kjo listë nuk e vërteton deklarimin e Aliut lidhur me natyrën e borxhit komunal apo për trashëgiminë e borxheve, që ndryshe njihen në popull si “borxhe të vjetra”.

Lista e lëndëve përmbarimore apo të gjykatave në Thesarin e Kosovës deri më 30.09.2021

Në përgjigjen e Thesarit për gjendjen deri më 30 shtator 2021, borxhet e kontratës kolektive marrin pjesë vetëm me 2.88% të shumë së përgjithshme të borxhit, apo 82 mijë e 321 euro, ndërkaq pjesa më e madhe e borxhit, pra 97.12%, apo 2 milion e 769 mijë e 57 euro të borxhit komunal, bie në kategorinë e mallrave, shërbimeve dhe projekteve kapitale, që janë obligime ndaj kompanive private ose individëve.

Pjesëmarrja e borxhit ndaj operatorëve ekonomik në borxhin e përgjithshëm të Komunës Ferizaj sipas TH.K.

Poashtu nga dokumenti i Thesarit të Kosovës mund të konstatohet se pjesa dërmuese e lëndëve përmbarimore janë regjistruar në vitin aktual, ndërkaq vetëm dy lëndë kanë mbetur të pakryera nga viti 2020.

Në ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë të ditur se disa lëndë përmbarimore tashmë janë ekzekutuar nga Thesari pas alokimit të tremujorit të fundit për këtë vit fiskal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Trending