Connect with us

Ferizaj

Mashtrimet me tendera në Komunën e Ferizajt (Pjesa I)

Published

on

        Organizata joqeveritare INPO, e cila e bën monitorimin e rregullt të prokurimeve publike në nivel vendi,  ka publikuar sot raportin “(Pa)ligjshmëria e tenderave të anuluar”, ku prezenton të gjeturat e veprimeve të paligjshme gjatë procedurave të prokurimit në 20 komuna të Kosovës gjatë vitit 2020.

Në pjesën e raportit për Komunën e Ferizajt, INPO ka gjetur se Komuna e Ferizajt ka bërë manipulime me afate ligjore dhe deklarime të rrejshme gjatë disa procedurave të prokurimit në vitin 2020.

Kështu kjo komunë ka bërë mashtrim ose deklarim të rremë kur e ka anuluar tenderin “Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve të Administratës Komunale dhe institucioneve të tjera që funksionojnë në kuadër të Komunës së Ferizajt” me arsyetim se “Është tejkaluar vlera e parashikuar e kontratës” gjatë pranverës së vitit 2020.  

Vlera e parashikuar e këtij tenderi  ka qenë 43,930.00 euro, ndërsa oferta e kompanisë “Autobeka” ka qenë 23,682.52 Euro, pra shumë më e ulët se “tavani” i tenderit. Sipas këtij raporti, Komuna e Ferizajt,  përveç se i ka shkaktuar dëm financiar kompanisë “Autobeka”, edhe përfaqësuesve të saj ua ka pamundësuar qasjen në dokumente të tenderit, me ç’rast këta të fundit e kanë humbur edhe mundesinë e parashtrimit të ankesës.

 Sipas Kodit Penal të Kosovës, vepra mashtrimit kualifikohet si vepër penale, e cila denohet sipas Nenit 323 me gjobë dhe burgim nga 3 muaj deri në 5 vjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending