Connect with us

Kosovë

KQZ: Në Kosovë janë të hapura të gjitha qendrat e votimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti në ora 8:00 një pres konferencë, ku u bë e ditur se të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur me kohë dhe se procesi është i rregullt.

Valmir Elezi, zëdhënës i këtij komisioni, bëri të ditur se në këto zgjedhje votuesit do të mund t’i drejtohen kutive të votimit në 883 qendra të votimit me gjithsejt 4477 vendvotime në 38 komuna të Kosovës.

Sipas raportimeve nga mediat në veri të Kosovës, procesi zgjedhor edhe në komunat me shumicë serbe  po vazhdon me rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë  hapur në ora 7:00.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

PDK i drejtohet zyrtarisht Avni Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

Published

on

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të mërkurën, më 12 gusht 2026 me fillim nga ora 11:00.

PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme, të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.

Në këtë letër, të nënshkruar nga Sekretarja e  Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, janë ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

Continue Reading

Kosovë

Senatorja Joni Ernst në Kosovë, Kurti kërkon prani të përhershme amerikane në Bondsteel

Published

on

Senatorja amerikane Joni Ernst po qëndron për vizitë në Kosovë, ku më 11 gusht është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.

Haxhiu tha se me senatoren republikane nga Ajova ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Haxhiu shkroi në Facebook se Ernst është një mike e dëshmuar e Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ernst po e viziton Kosovën në një kohë të ngërçit institucional, pasi partitë politike dështuan ta konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të qershorit, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa vendi ka një ushtruese të detyrës së presidentes dhe një kryeministër në detyrë.

Deri në publikimin e këtij lajmi, senatorja Ernst nuk kishte bërë deklarata publike për përmbajtjen e takimeve të saj në Kosovë.

Haxhiu njoftoi se e ka dekoruar Ernstin me Medaljen Presidenciale të Meritave për, siç tha, kontributin e saj në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Ernst është anëtare e Komitetit për Shërbimet e Armatosura të Senatit amerikan.

Gjatë vizitës, Ernst u takua edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti e informoi senatoren për zhvillimet ekonomike dhe situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa ritheksoi qëndrimin e Qeverisë se Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në një prani të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Sipas Kurtit, një prani e tillë do të kontribuonte në garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe do të shërbente si bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore.

Kurti dhe Ernst diskutuan gjithashtu për situatën politike në Kosovë dhe, sipas njoftimit, për rëndësinë e vazhdimit të diskutimeve ndërmjet partive parlamentare për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.

Gjatë së martës, Ernst vizitoi edhe selinë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Camp Film City në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i misionit, Ulutash.

KFOR-i njoftoi për takimin, por nuk dha hollësi për temat e diskutuara.

Ambasada amerikane në Prishtinë kishte njoftuar një ditë më herët për mbërritjen e Ernstit në Kosovë. Sipas Ambasadës, ajo mori pjesë në takime në selinë diplomatike amerikane dhe vizitoi Manastirin e Graçanicës, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Gjatë vizitës në Graçanicë, Ernst u takua edhe me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, sipas njoftimit të Dioqezës Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe.

Dioqeza tha se Teodosije i ka shprehur senatores shqetësime lidhur me pozitën e komunitetit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe me zhvillimet e fundit të sigurisë.

Sipas saj, në takim u diskutua edhe për fillimin e integrimit gradual të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit, si dhe për situatën në urën mbi Ibër në Mitrovicë.

KFOR-i njoftoi më 10 gusht se ka nisur “tranzicionin gradual” të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, si dhe “integrimin gradual” të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit.

Teodosije ka kërkuar që KFOR-i të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë në këto zona, duke argumentuar se niveli i besimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve mbetet i ulët.

Ernst e kishte vizituar Kosovën edhe në vitin 2021. Në një intervistë të atëhershme për Radion Evropa e Lirë, ajo kishte shprehur mbështetje për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie, për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo kishte paralajmëruar gjithashtu për rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending