Ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Sipas zyrtarëve të degës së LDK-së në Ferizaj, Vranovci ndërroi jetë pasditen e sotme nga një sulm kardiak.

Më herët gjatë ditës, Vranovci mori pjesë në punimet e seancës së Kuvendit Komunal  të Ferizajt.

I ndjeri ishte aktivist i hershëm i LDK-së në Ferizaj dhe gjithë jetën ia ka kushtuar zhvillimit të bujqësisë, përmes kontributit si inspektor i bujqësisë, këshilltar i ministrit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe si drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt.

Të ngjashme

Të tjera