Connect with us

Ferizaj

“Desanti” i alpinistëve mbi Komunën e Ferizajt

Published

on

Me rastin e ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit,  20 alpinistë të klubit alpin “Prishtina” e zhvilluan një aktivitet të pazakontë në Ferizaj, duke u lëshuar me litar nga objekti i Kuvendit Komunal.

“Ky lloj aplinizimi urban është për herë të parë në Ferizaj dhe kjo është bërë me ndihmën e alpinistëve të Ferizajt, në këtë rast me Besnik Reka por edhe me ndihmën e kryetarit të komunës. Ideja themelore është me ofruar pak atraksion, me promovu sportin dhe jetën e shëndetshme dhe me i zbavitë qytetarët e Ferizajt dhe mërgimtarët të cilët kanë ardhë për Krishtlindje këtu. Sot janë 20 pjesëmarrës ne ju kemi bërë thirrje  edhe sektorit të Prishtinës që mos me ardhë shumë pasi nuk ka vend dhe është dritarja e pa përshtatshme dhe jemi mundu vetëm disa me qenë këtu domethënë gjithsej jemi 20 bashkë me të Ferizajt ku shumica janë alpinistë të Ferizajt.”

Nazmi Hasanramaj – Kryetar i klubit alpin “Prishtina”
Nazmi Hasanramaj – Kryetar i klubit alpin “Prishtina”

“Sot alpinistët e Ferizajt mbajnë një aktivitet të tillë për herë të parë që sot ka filluar, besoj që nuk do të ndalemi edhe në të ardhmen të organizojmë aktivitet të tilla. Besoj që në të ardhmen siç na ka thënë kryetari i komunës Agim Aliu që të na bëjë një muri të alpinistëve që të kemi sa më shumë aktivitete dhe të jemi sa më profesionist ne që qytetarët të e shohin punën tonë me kësi lloje aktivitetet të ndryshme.”

Besnik Reka – Alpinist
Besnik Reka – Alpinist

Pjesëtarët e klubit Alpin “Prishtina” shpresojnë që aktivitetet e ngjashme sportive në Ferzajt të shndërrohen në ngjarje tradicionale të fundvitit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending