KEDS e “përvjel” kabllon e djegur, i lë 50 shtëpi në terr

       Banorët e rrugës “Vezir Jashari” të Ferizajt sonte kanë organizuar një protestë kundër kompanisë për distribuim të energjisë elektrike KEDS, për neglizhencë dhe mospërmbushje të obligimeve kontraktuale ndaj këtyre konsumatorëve.  Sipas banorëve të kësaj lagjeje, pas djegies së një përçuesi furnizues, ekipi i KEDS-it  vetëm e ka paluar kabllon e djegur duke mos e rregulluar problemin, dhe duke i lënë 50 familje në terr e në të ftohtë.  Lidhur me këtë rast protestuesit  kanë dërguar edhe dëshmi të cilat po i publikojmë këtu.