Connect with us

Ferizaj

“Bashkimi i qenve” endacakë në Gërlicë

Published

on

Në fshatin Gërlicë të Ferizajt në rrugën “Toska”, banorët që një vit janë në hall të madh me qentë endacakë, sepse kohëve të fundit është rritur edhe numri i tyre.

Këtë problematikë ata e raportuan në Televizionin Tema ku ndër të tjera treguan se këta qenë endacakë po iu shkaktojnë dëme në oborret e shtëpive të tyre e përveç kësaj, ata po detyrohen që edhe fëmijët e tyre t’i mbajnë mbyllur në shtëpi ose të i kenë nën përcjellje të vazhdueshme shkaku i rrezikut nga qentë.

Në këtë lagje është edhe një strehimore e qenve ku banorët dyshojnë që rritja e numrit të tyre është bërë për shkak të saj.

Edhe pse këta banorë të kësaj lagjeje kanë kërkuar nga institucionet lokale që të iu bëhet një zgjidhje por që deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Veteranët i kërkojnë Qeverisë angazhim serioz për lirimin e Blerim Ramadanit

Published

on

Familjarët dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përvjelë mëngët dhe t’i bëjë presion Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta lirojë ish-luftëtarin ferizajas, të arrestuar javën e kaluar bazuar në një fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.

Në protestën e organizuar nga dega e OVL së UÇK-së në Ferizaj në sheshin “Dëshmorit e Kombit”, kryetari i kësaj dege, Rafiz Sejdiu, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se nuk po bën asgjë për lirimin e Ramadanit, i cili po mbahet në një burg në Tetovë sipas pretendimeve të Serbisë se ka kryer “krime lufte kundër popullatës serbe” në rajonin e Ferizajt në verën e vitit 1999.

“Gjithashtu apeloj te Qeveria e Maqedonisë të korrigjojë gabimin e bërë, në mënyrë që të ruhen raportet  e mira fqinjësore, në të kundërtën do të mbajnë përgjegjësi për përkeqësimin e këtyre raporteve”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se protesta ishte vetëm hapi i parë.

“Kërkoj që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ta marrin me seriozitet këtë çështje, sepse ne veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk lejojmë që shokët tanë të luftës të dhunohen dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të denigrohen dhe të kriminalizohet”, ka thënë Sejdiu.

Më i ashpër me partitë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut dhe me Lëvizjen Vetëvendosje që qeverisë me Kosovën, ka qenë ish-komandantit i Brigadës 162, “Agim Bajrami”, Xhabir Zharku. Ai pati edhe një porosi për deputetët e pushtetit.

“Dua t’i përshëndes edhe deputetët e Ferizajt dhe rrethina, por nuk e di a janë këtu se ata sigurisht duhet ta shijojnë më shumë lirinë, duke edhe mos qenë këtu se nuk kanë kohë të jenë këtu. Ne kishim kohë atëherë për të luftuar, për të lënë gjithçka, edhe lukset e Evropës për t’i rrokë armët për të ardhur këtu për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona që të fitojnë lirinë e shumëpritur, lirinë mijëravjeçare”, ka thënë Zharku.

Ai u ka bërë thirrje veteranët e luftës që po përballen me burgosje dhe nëpërkëmbje, duke akuzuar kryeministrin Kurti se po i intereson ta heqë debatin për luftën nga diskursi publik. “Rezultati është ky, që burgosen luftëtarët e lirisë, burgosen çlirimtarët, por le ta dijë edhe Maqedonia, edhe çdo kush tjetër që shpirtin tonë çlirimtar, që gatishmërinë tonë për sakrificë, për atdheun tonë, për popullin tonë,  nuk mund ta burgosë kurrë. Prandaj, ne luftëtarët e lirisë jemi të gatshëm në çdo moment që t’i dalim zot atdheut, t’u dalim zot edhe bashkëluftëtarëve tanë kurdo që të jetë nevoja dhe kudo, deri në vetëflijim dhe në vetësakrificë. Liri për çlirimtarët”, ka thënë Zharku në protestën që është organizuar me thirrjen “Liri për çlirimtarin”.

Në mesin e pankartave të protestuesve kishte edhe thirrje që të dëgjohej zëri i Bashkimit Evropian lidhur me arrestimin e veteranëve të luftës me fletarreste të Serbisë.

Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes së UÇK-së, ka thënë se veteranët nuk po janë të lirë të udhëtojnë nëpër vendet evropiane edhe pas liberalizimit të vizave për shkak se edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën, si Maqedonia e Veriut, po i burgosin ish-pjesëtarët e lëvizjes së armatosur të viteve nëntëdhjetë. Ka thënë se edhe vetë nuk udhëton në Maqedoninë e Veriut për shkak të listave serbe dorëzuar vendeve anëtare të Europol-it.

“Blerimi shkoi bashkë me bashkëshorten për studime, sepse nuk e kishte parasysh  Serbia listën me 170 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, herë e aktivizon listën, herë e shton këtë listë, por dymbëdhjetë persona i ka gjithmonë në listë me Europol-in”, ka thënë Buja. “Nuk më habit Serbia, por më habisin shtetet që e pranuan Kosovën, më habit mosveprimi i partive shqiptare, më habit dhe më çudit mosinteresimi nga  institucionet e Kosovës”.

Para protestuesve ka folur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, i cili i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë urgjentisht hapa për ta liruar Ramadanin.

Valbona Ramadani, bashkëshortja e Blerimit, ka thënë se veteranët e UÇK-së meritojnë më shumë respekt prej shoqërisë kosovare. “Pas u thanë të gjitha, nuk më mbeti të them shumë, vetëm se së shpejti do të binden për pafajësinë e Blerimit dhe gjithë ushtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Continue Reading

Ferizaj

Askush nuk konkurron për drejtor në tri shkolla të komunës së Ferizajt

Published

on

Nëntë drejtorë të shkollave fillore dhe një zëvendësdrejtor janë zgjedhur ose rizgjedhur për shkollat fillore dhe të mesme të Ferizajt, me konkursin që Komuna e kishte shpallur më 23 maj. Prej tyre, shtatë kandidatë janë zgjedhur drejtorë për shkollat fillore të fshatrave, ndërkaq dy kandidatë për dy shkolla të qytetit. Një zëvendësdrejtor u zgjodh për shkollën e mesme të mjekësisë, “Elena Gjika”. Prej dhjetë të përzgjedhurve, vetëm tri janë gra.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë ankesë për këto pozita, duke hapur rrugën për zyrtarizmin e tyre para fillimit të vitit të ri shkollor.

Por, në njoftimin e Drejtorisë komunale të Arsimit, bëhet e ditur se është anuluar përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve për shkollat “Ramadan Rexhepi” në Sojevë, “Bilall Shala” në Lloshkobare dhe “Skënderbeu” në Jezerc.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Llabjani, ka konfirmuar për Televizionin Tema se për këto tri shkolla nuk ka pasur asnjë kandidat. Andaj, derisa të shpallet konkursi i radhës dhe të përzgjidhen menaxherët e rinj, drejtorët aktualë do të vazhdojnë punën si ushtrues detyre. Llabjani tha se mos aplikimi i askujt përbën shqetësim jo vetëm për qeverisjen lokale, por edhe për sistemin arsimor në nivel vendi.

Një prej arsyeve pse ka mungesë të interesimit për të marrë menaxhimin e shkollave është edhe paga, e cila mesatarisht është për vetëm 50 euro më të lartë se ajo e mësimdhënësve.

Një drejtor shkolle ka thënë në kushte anonimiteti se përgjegjësia e madhe që kanë drejtorët për t’u marrë prej çështjeve pedagogjike deri te aspektet logjistike nuk përkon me nivelin e pagës. Sipas tij, ky është shkaku kryesor pse mësimdhënësit brenda shkollave e sistemit arsimor në përgjithësi po iu shmangen përgjegjësive udhëheqëse.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet pasi shtiu me armë zjarri në aheng familjar

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit, ndërsa ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 37 gëzhoja.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti që u cilësua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndodhi të mërkurën (24.07.2024), rreth orës 22:00, në fshatin Gërlicë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending