Një person ka vdekur dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, përballë varrezave të dëshmorëve tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”.
Veseli bëri të ditur se një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe me pas është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.