Connect with us

Ferizaj

Mbahet takim përkujtimor për poetin Ymer Elshani

Published

on

Në bibliotekën Sadik Tafarshiku sot u mbajt një takim përkujtimor për veprimtarinë letrare të poetit Ymer Elshani.

Drejtoresha e bibliotekës Teuta Demiri, në hapje të kësaj ngjarjeje tha se veprat e Elshanit do të mbesin pjesë e kujtimeve tona përherë.

“Poetët janë ata që e bëjnë këtë ditë, prandaj edhe kemi zgjedhur që në muajin Prill të promovojmë dhe të ruajmë në kujtesë veprën e poetit Ymer Elshani. Ky emër që ka hyrë në mendjet tona që në fëmijëri, ka skalitur tani në mendjet tona edhe dhembshurinë dhe fatin e tij tragjik. Në prill të vitit 1999 atij iu ndalua të shkruajë poezi, por ai shkruajti historinë.” tha Demiri.

Teuta Demiri – Drejtoreshë e bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj

Teuta Elshani, e bija e të ndjerit Ymer Elshani rikujtoi rëndësinë që shkrimtarët bartin mbi supet e veta gjatë veprimtarisë së tyre.  

“Pas luftës kam botuar të gjitha dorëshkrimet e prindit, sepse ai la pas vetes shumë dorëshkrime. Gjendja e vështirë e para luftës nuk ia mundësonte atij të botoj, por ai asnjëherë nuk u ndal të shkruajë. 11 vepra i kemi botuar pas lufte unë bashkë me vëllezërit e Ymerit, sepse ishte momenti që t’i ruajmë që ato të mos humbin. Ishte e vetmja gjë që na kishte mbetur nga ai, e për fat në fatkeqësi, shkrimet nuk i humbën.” tha Elshani

Teuta Elshani – E bija e të ndjerit Ymer Elshani

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Enver Dugolli, i cili shpalosi një kujtim nga jeta e shkrimtarit gjatë kohës sa në Kosovë po organizoheshin demonstratat e viteve të 80-ta.

“Ymer Elshani Ishte drejtor i shkollës së mesme në Drenas dhe përkundër atyre pengesave që bënte pushteti, Ymer Elshani e gjeti një mënyrë se si edhe profesorët të jenë pjesë e demonstratave kështu duke i urdhëruar të shkojnë me nxënësit që të mos i lënë vetëm. Ne protestonim e demonstronim së bashku me profesorët e iniciator i asaj pjesëmarrjeje të profesorëve ishte Ymer Elshani.”

Enver Dugolli – Deputet në Kuvendin e Kosovës

Xhevat Syla, studiues i letërsisë, shpalosi biografinë e poetit Elshani e poashtu duke e  vlerësuar lartë krijmtarinë e tij letrare.

“Krimi ka qenë shumë i madh, në rradhë të parë aty ka shku poeti, shkrimtari Ymer ELshani i cili vërtetë ka qenë një shkrimtar, vepra e të cilit ndoshta më shumë së e gjithë të tjerëve ka rrezatu humanizëm, dashuri për njeriun, pa dallim ngjyre, kombi, race ka qenë e tillë, e gjithë vepra e tij. Por krahas tij, që krimi të bëhej edhe më i madh, në atë turmë janë gjetur edhe katër djemtë e tij. E vetmja e asaj familje, Teuta e cila ka qëllu tek agja i vet në Prishtinë dhe falë atij fati, tani e kemi të pranishme këtu edhe e kemi faktikisht një pjesë edhe të familjes por edhe një pjesë të vetë shkrimtarit Elshani.”

Xhevat Syla – Studiues i letërsisë

Profesori Anton Berisha, theksoi se jo të gjithë që shkruajnë janë poet, ndërsa veprat e poetit Elshani janë art në vetvete.

“Letërsia është art, gjithçka përtej artit e ka jetën e shkurtë. Vetëm arti është ajo që e bën një vepër apo një shkrimtar të pavdekshëm, asgjë tjetër. Nëse e lexojmë poezinë e Ymerit, atëherë vërejmë se jo të gjithë që shkruajnë janë poet.”

Anton Berisha – Profesor

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, tha se ne ende nuk i kemi larë borxhin shkrimtarit Elshani, edhe pse kanë kaluar 22 vite kur ai dhe gjithë familja janë vra.

“Është bërë alarm këtë kohë rreth shtëpisë së tij, të bëhet muze apo mos të bëhet. Kjo për ne është me të vërtetë një tragjedi, është një e keqe të cilën ne në Kosovë e bartim për shumë personalitete, por ky ishte personaliteti më i madh.”

Ibrahim Kadriu – Shkrimtar

Shkrimtari Ymer Elshani u vra më 17 prill të vitit 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending