Të martën e kaluar në shkollën “Hajriz Muhadini” në Dremjak, nuk u mbajt mësimi i rregullt, sepse atë ditë shkolla kishte organizuar ekskursion për nxënësit e klasëve të nënta. Mirëpo shkaku i këtij ekskursioni, procesi mësimor për të gjitha nivelet e klasave kishte pushuar atë ditë.

Televizioni Tema, sot kontaktoi me drejtorin e kësaj shkolle, Kushtrim Avdiu, i cili tha se arsyeja e mos mbajtjes së mësimit në tërë shkollën, kishte qenë nevoja për të plotësuar numrin e 45 nxënësve, aq sa duheshin që ekskursioni të mbahej. Sipas drejtorit, kjo ishte bërë në koordinim me drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, ndërsa orët e humbura do të zëvendësohen në fund të vitit shkollor ose të shtunave të ardhshme.

Mirëpo sipas burimeve që kërkuan të mbesin anonime, të cilat Televizionit ia prezantuan dëshmitë fotografike, disa arsimtarë të kësaj shkolle i kishin plotësuar orët e së martës në ditarë, pa u mbajtur mësimi fare atë ditë, e as orët kompensuese. TV TEMA kërkoi prononcim nga Drejtoria Komunale e Arsimit për këtë problematikë, mirëpo drejtori Llabjani nuk ishte i disponueshëm për t’u prononcuar gjatë ditës së sotme për mediumin tonë.

Të ngjashme

Të tjera