Connect with us

Arsim

Libri, (ar)miku më i mirë i njeriut

Published

on

Kur dalim dhe ecim nëpër sheshe, shumica e njerëzve kanë telefon në duar, për dallim që vite më parë qytetarët kishin në duar gazeta e libra.

Kjo ka ndikuar që në qytetin e Ferizajt të zvogëlohet numri i librarive.

Rinor Berisha, librar nga libraria “Rilindja” thotë se me kalimin e viteve interesi për librin po bie.

“Interesimi për libra, çdo vit e më shumë është në rënie, ndoshta arsyet konkretisht nuk dihen se pse po ndodh ky fenomen. Por këtë rast më së miri mund ta dëshmojë edhe se në qyteti e Ferizajt, libraritë janë në numër shumë të vogël dhe ato që janë merren kryesisht me furnizime shkollore e material për zyre sepse për libër kërkesa është shumë e vogël. Tek ne kryesisht shiten titujt “Best Seller” që kanë reklamim më të madh dhe lektyrat shkollore që janë të domosdoshme nga mësimdhënësit. Përndryshe kërkesa nuk është në rritje por çdo vit e më shumë është duke rënë” deklaroi Rinor Berisha – Librar

Shkrimtari dhe publicisti Bardh Frangu, me të cilin TV Tema komunikoi me shkrim, thotë se mësimdhënësit e gjuhës shqipe nuk po e kultivojnë leximin tek nxënësit tanë.

“Niveli u civilizimit të një shoqërie matet me moshën e shkollimit të saj. Ne ende mësuesit e parë i kemi gjallë. Sigurisht që kjo reflekton në mungesën e konsumimit të librit, përkatësisht të mungesës së leximit. Në qytetin tonë kurrë nuk patëm një librari ku shitet vetëm libri, por të tilla ku libri ekspozohet mes shkumësave, lapsave, çantave, topave… Edhe bibliotekat nëpër shkolla nuk janë në gjendje më të mirë. Zakonisht librat vendosen nëpër kthina dhe janë të rëndësisë së dytë. Për më keq, tash viteve të fundit ato janë shndërruar në depo, ku grumbullohen librat e atyre që botojnë pa kriter dhe i shpërndajnë nëpër biblioteka. E librat e dhuruar nuk preferohen për lexim, aq më tepër për fëmijët. E keqja është se edhe arsimtarët e gjuhës, shumica nga ta, nuk kultivojnë kulturën e leximit, sepse nuk e kanë atë. Për me keq tani libri refuzohet edhe shkaku i teknologjisë, nëpërmjet të cilës mund të konsumohen edhe imazhe të ndryshme, që injorantët besojnë se është kompensim i leximit. Për sa kohë do të jetojmë nën pushtetin e injorancës dhe mediokritetit libri do të jetë i dënuar me refuzim.” thotë Bardh Frangu – Shkrimtar dhe publicist

Bardh Frangu – Shkrimtar dhe publicist

Në anën tjetër, librari Berisha shton se edhe zbritjet nuk po ndikojnë në rritjen e shitjes së librit.

“Tash librat mund të gjinden edhe në formën online por ky është një fenomen që po ndodhë çdo ditë dhe ne nuk jemi të kënaqur si librari me librat që po i shesim. Jemi edhe ne të interesuar, po i stimulojmë (lexuesit) ndonjëherë edhe me zbritje edhe pse fitimi në libra është i vogël por prapë se prapë, nuk e di…” deklaroi Rinor Berisha – Librar

Derisa të vazhdohet blerja e librave vetëm për të mbushur raftet e thata në shtëpitë tone, vendi ynë do të ketë probleme me kulturën e leximit por edhe me nivelin e edukimit e arsimit në përgjithësi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending