Connect with us

Kosovë

Kuvendi i Kosovës sot ratifikon marrëveshjen me MCC

Published

on

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.

Marrëveshja, e cila sipas zyrtarëve të Kosovës, është investimi më i madh që do të bëhet në sektorin energjitik në 40 vitet e fundit u nënshkrua nga Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe Shefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes.

“Është një marrëveshje tejet e rëndësishme, një mbështetje e jashtëzakonshme e SHBA-së për Republikën e Kosovës që edhe njëherë e vulos partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, tha për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Zërin e Amerikës, vlerësoi se në kohën e krizës globale energjitike për shkak të sulmit rus në Ukrainë dhe inflacionit që pasoi dhe “në kohën kur Kosova nuk arrin që me prodhimin e saj në stinën e dimrit të mbulojë konsumin…nuk kemi mundur të paramendojmë një marrëveshje më të mirë sesa kjo që bëmë tani me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”, thotë Kurti.

Albright tha se puna me Kosovën ka filluar para disa vitesh në programin përmes së cilit Kosova do të ndihmohet tej mase në sektorin energjetik.

“Në të gjitha nivelet është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Republikën e Kosovës. Qeveritë dhe të dyja shtetet janë miq shumë të mirë dhe kjo marrëveshje është burim krenarie për të gjitha palët e përfshira”, tha Albright.

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha i tha Zërit të Amerikës se derdhja e fondeve do të nisë të bëhet pasi Kosova të bëjë disa ndryshime ligjore, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën në Uashington pritet të ratifikohet të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Parlamenti ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve.

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Kosovë

Nga zjarri në një banesë në Malishevë vdiqën dy fëmijë dhe babai i tyre

Published

on

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri që kaploi një banesë.

Policia bëri të ditur se fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç kurse e babai i tyre është 35 vjeç.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.  Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë një vajzë dhe një djalë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në vrasje të rëndë në Lipjan

Published

on

Policia në Lipjan ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një vrasje të rëndë që ka ndodhur më 5 gusht të vitit 2022.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen edhe për vepra tjera penale si “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

“Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Trending