Connect with us

Botë

Rreziku nga Covid-19, Kina izolon përsëri qytetin ku u shfaq koronavirusi

Published

on

Qyteti kinez Vuhan, ku ishte shfaqur Covid-19 për herë të parë ka izoluar pothuajse një milion njerëz, pas raportimit të katër raporteve asimptomatike me koronavirus.

Në këtë qytet janë raportuar rastet e para me këtë virus më 2020.

Banorëve të lagjes Xhanksia u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për tri ditë, pas raportimeve të rasteve të infektimit.

Kina zbaton strategjinë e ‘zero rasteve me COVID’, duke përfshirë testime masive dhe izolime të ashpra.

Një masë e tillë ka rezultuar me më pak vdekje sesa në shumë shtete tjera në botë.

Megjithatë, strategjia është duke u kritikuar pasi njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të përballen me kufizime.

Vuhani është bërë i njohur për botën në fillim të vitit 2020, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një koronavirus të ri dhe ky ka qenë qyteti i parë në botë që ka zbatuar masa të ashpra të izolimit.

Masën e njëjtë më vonë e ka ndjekur edhe pjesa më e madhe e botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus./rel

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending