Connect with us

Botë

ShBA-ja e Rusia në bisedime për shkëmbimin e të burgosurve, rriten tensionet

Published

on

Shtëpia e Bardhë kritikoi kërkesat e shtuara nga Rusia ndaj propozimit amerikan për të shkëmbyer basketbollisten Brittney Griner dhe ish-marinsin Paul Whelan, duke thënë se Moska po përdor truke për të shmangur ofertën amerikane.

Sipas mediave amerikane, Rusia ka kërkuar që në këtë propozim të përfshihet edhe shkëmbimi i një vrasësi të dënuar në Gjermani.

Përpjekjet për të sjellë shtetasit amerikanë Britney Griner dhe Paul Whelan, që po mbahen në burgjet ruse, duket se po ndeshin në një bllokadë.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë një propozim të zyrtarëve rusë për të shtuar një tjetër të burgosur në shkëmbimin e propozuar – Vadim Krasikovin.

Ky i fundit është dënuar nga autoritetet gjermane për vrasje.

Shtëpia e Bardhë u shpreh se “të mbash peng dy amerikanë që mbahen në mënyrë të kundraligjshme, për një vrasës që gjendet në një vend të tretë, nuk është një ofertë serioze”.

Deklarata erdhi pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për arritjen e një marrëveshjeje.

“Patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. I kërkova Kremlinit të pranojë propozimin e rëndësishëm që u kemi paraqitur”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Sipas burimeve të medias amerikane, propozimi është që zonja Griner dhe zoti Whelan të shkëmbehen me trafikantin rus të armëve Viktor Bout, i cili ndodhet në një burg amerikan.

Pas telefonatës, Sekretari Blinken nuk dha shumë detaje për reagimin e palës ruse.

“Zoti Blinken u tregua shumë i qartë. U tha gjithashtu se nuk ka ndonjë iluzion dhe se presim që bisedimet dhe negociatat të vazhdojn딸 tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Por, Moska thotë se Lavrov kërkoi që Shtetet e Bashkuara t’i rikthehen të ashtuquajturës “diplomaci e butë”, apo negociatave të fshehta, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se kishte paraqitur një propozim.

Deri në arritjen e një marrëveshjeje, familja e Paul Whelan-it nguron të flasë me tone festive. Vëllai i tij, David, tha për median amerikane se “nuk pret të shohë ndonjë lëvizje për disa muaj, ose të paktën derisa të përmbyllet çështja e zonjës Griner”./Voa

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending