Connect with us

Kosovë

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin në Bruksel

Published

on

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e kanë konfirmuar për Radio Evropa e Lirë burimet në bllokun evropian.

Kurti dhe Vuçiq kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.Burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e drejtëpërdrejt e mungesës së vullentit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun.

Zyrtarët në Bruksel theksuan se para fillimit të pushimeve verore në BE ishte planifikuar që të mbahej një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Për shkak të atij fakti [të mosmbajtjes së takimit] tani kemi tensione që kanë potencial të përshkallëzohen sepse kemi sërish një temë të nxehtë. Çdo politikan i përgjegjshëm do t’i hipte avionit dhe do të vinte në Bruksel sa më shpejt që të mundej me qëllim që të gjendej një zgjidhje në Bruksel”, tha një zyrtar evropian për REL-in në kushte anonimiteti.

Sipas burimeve të REL-it, ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe tash për tash nuk ka ndonjë datë për rundin e ri të dialogut sepse “gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.Deri më tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në këtë takim të thirrur nga Borrell.

Siç u konfirmua në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë 31 korrikut, kur u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë.Barrikadat ishin kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Published

on

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike (V_2697_2025 dhe V_2698_2025), deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Avokati i Popullit thekson se Vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale. Kjo situatë ngrit shqetësime serioze për përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë.

Avokati i Popullit vë në pah mungesën e koordinimit institucional dhe nënvizon se këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët.

Avokati i Popullit rikujton se Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes të barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike. Vendimet që prekin në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të bazuara në analizë të thelluar sociale dhe të ndërmerren vetëm në kohë kur institucionet janë funksionale dhe të koordinuara për të mbrojtur interesin e përgjithshëm shoqëror.

Avokati i Popullit thekson nevojën që organet e pavarura si ZRrE, duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe.

Continue Reading

Kosovë

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza

Published

on

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

Megjithatë, së paku 72 orë përpara udhëtimit, shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe për herë të tetë konstituimi i  Kuvendit

Published

on

Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i merr 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Në vazhdimin e sotëm të seancës, Haxhiu mori 54 vota për, kundër ishin 44 dhe 3 deputetë abstenuan.

Edhe para votimit të sotëm, nga PDK-ja thanë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun pasi kandidaturën e saj nuk e konsiderojnë bashkuese derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ai bashkë me dy deputetet e kësaj partie abstenuan në votim duke theksuar se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.

LDK-ja ka vazhduar me qëndrimin e saj se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, tha deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Arben Gashi.

Në anë tjetër, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka deputetë individualë të partive tjera që kanë shprehur dëshirë që të votojnë për Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që kjo, sipas tij,  nuk po iu lejohet nga partitë e tyre.

Vazhdimi i seancës mbahet të enjten me fillim në ora 10:00.

Continue Reading

Trending