Connect with us

Kosovë

Kurti: Vuçiq refuzoi takimin në korrik, mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ende nuk ka marr ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për zhvillimet në veri, kreu i qeverisë kosovare, tha se me Vuçiqin është dashur të takohen më 19 korrik, takim për të cilin Kurti tha se e shtyu presidenti serb.

Me presidenti Vuçiq është dashur të takohemi më 19 korrik, por ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit gusht. Mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje, sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik. Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret,Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel”, ka deklaruar Kurti.

Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi, në momentin që do ta kemi do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë”.

Kurti poashtu tha se me organet e rendit e të sigurisë dhe partnerët e Kosovës, nuk do të lejojnë destabilizimin e Kosovës./KK

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet personi i dyshuar për sulm ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Published

on

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur, janë sulmuar fizikisht nga një person, mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Zlipotok të Dragashit. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.,

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rreth orës 18:30, policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore , të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje.

Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar për këtë sulm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Trending