Connect with us

Kosovë

Gjuajti me armë në katër të mëngjesit, arrestohet nga Policia

Published

on

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka arrestuar B.M të moshës 33 vjeç për shkak se në fshatin Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtur me armë zjarri.

Sipas policisë, atij në trup iu gjet një armë zjarri dhe një karikator pa fishekë, përcjell TV TEMA.

B.M me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik

Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtje me armë zjarri.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të fshatit  Strazhë dhe aty ka ndaluar disa persona për kontroll, ndërsa ke i dyshuari me inicialet B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, pa fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending