Connect with us

Kosovë

Superliga e Kosovës fillon më 13 gusht – Orari i fazës së parë

Published

on

Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e plotë të ndeshjeve të BKT Superligës për fazën e parë.

Edicioni i ri i garave nis më 13 gusht, me tri ndeshje, teksa dy ndeshje tjera zhvillohen më 14 gusht.

Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katari 2022”, KG ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa javë do të zhvillohen në mesjavë.

BKT SUPERLIGA 2022/23

Faza e parë

JAVA 1 (13 – 14 GUSHT 2022)

E SHTUNË, 13.08.2022

17:00 Trepça ’89 – Drita

17:00 Gjilani – Ferizaj

17:00 Dukagjini – Prishtina

E DIEL, 14.08.2022

17:00 Malisheva – Ballkani

17:00 Drenica – Llapi

JAVA 2 (20 – 21 GUSHT 2022)

E SHTUNË, 20.08.2022

17:00 Ballkani – Drenica

17:00 Llapi – Trepça ’89

E DIEL, 21.08.2022

17:00 Ferizaj – Prishtina

17:00 Drita – Dukagjini

17:00 Gjilani – Malisheva

JAVA 3 (24 – 25 GUSHT)

E MËRKURE, 24.08.2022

17:00 Trepça ’89 – Ballkani

17:00 Malisheva – Ferizaj

17:00 Drenica- Gjilani

E ENJTE, 25.08.2022

17:00 Prishtina – Drita

17:00 Dukagjini- Llapi

JAVA 4 (27 – 28 GUSHT)

E SHTUNË, 27.08.2022

17:00 Gjilani – Trepça ’89

17:00 Malisheva – Drenica

E DIEL, 24.04.2022

17:00 Llapi- Prishtina

17:00 Ferizaj – Drita

17:00 Ballkani- Dukagjini

JAVA 5 (3 – 4 SHTATOR)

E SHTUNË, 03.09.2022

17:00 Drita – Llapi

17:00 Trepça ’89 – Malisheva

E DIEL, 04.09.2022

17:00 Prishtina – Ballkani

17:00 Dukagjini – Gjilani

17:00 Drenica – Ferizaj

JAVA 6 (10 – 11 SHTATOR)

E SHTUNË, 10.09.2022

15:00 Malisheva – Dukagjini

15:00 Drenica – Trepça ’89

E DIEL, 11.09.2022

15:00 Ballkani – Drita

15:00 Gjilani – Prishtina

15:00 Ferizaj – Llapi

JAVA 7 (14 – 15 SHTATOR)

E MËRKURE, 14.09.2022

15:00 Drita – Gjilani

15:00 Llapi – Ballkani

15:00 Prishtina – Malisheva

E ENJTE, 15.09.2022

15:00 Trepça’89 – Ferizaj

15:00 Dukagjini- Drenica

JAVA 8 (17 – 18 SHTATOR)

E SHTUNË, 17.09.2022

15:00 Gjilani – Llapi

15:00 Malisheva – Drita

E DIEL, 18.09.2022

15:00 Ferizaj – Ballkani

15:00 Drenica – Prishtina

15:00 Trepça ’89 – Dukagjini

PUSHIMI PËR SHKAK TË NDESHJEVE TË KOMBËTAREVE 19 SHTATOR – 1 TETOR

JAVA 9 (1 – 2 TETOR)

E SHTUNË, 01.10.2022

13:00 Ballkani – Gjilani

13:00 Drita – Drenica

13:00 Llapi – Malisheva

E DIEL, 02.10.2022

13:00 Prishtina – Trepça ’89

13:00 Dukagjini – Ferizaj/GazetaBlic Sport

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Alpinisti nga Kosova humb jetën në “Majën e Thatë” mbi Valbonë

Published

on

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar incidentin në këtë lokacion ku dyshohet se alpinisti kosovar ka humbur jetën pasi ka rëndë nga lartësia.

Në njoftimi e policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

“Për shkak të terrenit të  thepisur malor është  kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim.

Një ekip alpinistëve nga Shërbimi i Kërkimit-Shpëtimit Malor i Kosovësë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar operacionin për të nxjerrë trupin e viktimës, ka njoftuar ky shërbim përmes një postimit në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Tërmet në Shqipëri me magnitudë 4.6 të shkallës së Rihterit

Published

on

Një tërmet e ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike lëkundjet që u regjistruan në orën 00:42 kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallës së Rihterit dhe me epiqendër në detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.

Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje.

Tërmeti është ndier edhe në Lezhë, Laç dhe Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat përreth Durrësit.

Continue Reading

Kosovë

Të dyshuarit për mashtrime me patentë shoferë dërgohen në mbajtje për 48 orë

Published

on

Gjashtë persona të arrestuar, një i lënë në liri për shkaqe shëndetësore dhe tre të tjerë në kërkim, është bilanci i aksionit të sotëm kundër mashtrimeve me patentë shoferë që u zhvillua nga policia e Kosovës në Pejë, Deçan, Fushë-Kosovë dhe në Prishtinë.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, legalizimit të përmbajtjes së rremë dhe për veprën penale të ndihmës për kryerjen e veprës penale.

Në komunikatën për media, policia bën të ditur se gjatë këtij aksioni janë bastisur 10 lokacione,  8 prej tyre në regjionin e Pejës dhe 2 në regjionin e Prishtinës. 

Policia thotë se personat e arrestuar, 6 prej tyre persona zyrtarë nga departamenti i patentë shoferëve, duke bashkëvepruar dyshohet se kanë vepruar jashtë rregulloreve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, duke organizuar provime për marrjen e patentë shoferëve jashtë orarit zyrtar të punës, duke përdorur metodën e testimeve në formë fizike dhe duke mos i përfillur format zyrtare elektronike.

“Dyshohet se testet janë plotësuar në emër të kandidatëve nga ana e zyrtarëve të njësisë së patentë shoferëve në Pejë dhe të njëjtat në mënyrë të kundërligjshme janë futur në sistem nga ana e zyrtarit të IT- së. Po ashtu tre të dyshuar pronarë të auto shkollave dyshohet se kanë rekrutuar kandidatë dhe kanë siguruar dokumentacion duke falsifikuar dokumentet e nevojshme, me qëllim të futjes së tyre në provim”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu gjatë operacionit policor të bastisjeve. janë sekuestruar 7800 euro, 6 telefona mobilë si dhe materiale të ndryshme lidhur me testime të kandidatëve.

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës, 6 prej tyre iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve kurse një person i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt për shkaqe shëndetësore.

Continue Reading

Trending