Connect with us

Ferizaj

Lista Serbe rreth deklaratës së Hovenierit për Radojçiqin: Po do ta shpallë fajtor pa vendim gjykate

Published

on

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, për nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojiçiq, se ka lidhje me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin.

Kjo parti ka hedhur poshtë këtë deklaratë të ambasadorit amerikan, duke kërkuar nga ai të paraqesë prova të qarta për deklaratat e tij dhe jo të bëjë vlerësime “paushall”.

Së pari se është e papranueshme të flitet për cilindo në mënyrë të tillë dhe për akuzat që i ka dhënë ambasadori amerikan kundër nënkryetarit Radojiçiq, nuk është iniciuar asnjë procedurë gjyqësore që dëshmon pretendimet e Hovenierit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Më tej është thënë se deklarata e Hovenierit është dhënë për të vënë nën presionin Radojiçiqin, Listën Serbe, qytetarët serbë në veri, në situata të tilla si kjo e fundit.

Në rastin e zëvendëspresidentit tonë me se duket Prishtina dhe z. Hovenier mendojnë se është e mundur të shpallet dikush fajtor pa vendim të gjykatës. Qytetarët tanë e kanë kuptuar se kjo deklaratë për Z. Radojiçiq është bërë për të vënë nën presion z.Radojiçiq, Listën Serbe dhe qytetarët serbë në përgjithësi në veri në momentin kur Prishtina po bën veprime të njëanshme dhe terror ndaj qytetarëve duarthatë. Këto pretendime nuk do të zbehin vendosmërinë për të mbijetuar dhe qëndrimin në këto zona duke respektuar kontributin që Z. Radojiçiq ka bërë”, është thënë më tej në reagim.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, derisa ka folur për ngjarjet e fundit në veri me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ka rikujtuar pozicionin e SHBA-së për Milan Radojçiqin.

“Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, ka thënë Hovenier./Koha

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending