Connect with us

Kosovë

Policia arreston dy persona për mashtrimin e mërgimtarëve me bileta udhëtimi, ka një ftesë për këta të fundit

Published

on

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim të mërgimtarëve me bileta udhëtimi.

Policia tregon se pas intervistimit të dy u dërguan në mbajtje, përcjell TV TEMA.

Mërgimtarët ftohen nga Policia se nëse kanë rënë pre e mashtrimeve të këtyre personave të lajmërohen në mënyrë që të trajtohen nga Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Dukuria e mashtrimit të bashkatdhetarët nga ‘kompani të udhëtimit’, ka vazhduar edhe këtë vit në këtë kohë kur ardhjet e bashkatdhetarëve janë më të shumta.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet”  , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit.

Këta dy të dyshuar, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

Ftojmë të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga  kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast. Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së,  në: Prishtinë, Mitrovice- jug, Mitrovice Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes

Published

on

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën për media pas takimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie, në të cilën u konfirmuan edhe emrat e pothuajse të të gjithë kandidatëve për kryetar komunash përpos atyre për komunën e Klinës, Malishevës, Kaçanikut dhe Kamenicës, të cilët do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Shabani, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Shtime, aktualisht është Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë.  

Continue Reading

Kosovë

Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Familja ka deklaruar se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

FSK-ja asgjëson një mjet shpërthyes në Kaçanik të Vjetër dhe një tjetër në Rahovec

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës brenda 24 orëve ka asgjësuar dy mjete shpërthyese në dy lokacione të ndryshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur në Kaçanik të Vjetër.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së për deminim kanë dalë në vend dhe e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, mjeti i dytë shpërthyes është tërhequr në komunën e Rahovecit.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar, një granatë dore A-6 , në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”.

Continue Reading

Trending