Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari me veturë me targa të huaja hyri në Kosovë përmes rrugës ilegale, përcjell TV TEMA.

I arrestuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

KALIM I ILEGAL I KUFIRIT

Bistrica-Leposaviq 05.08.2022 – 12:20. Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarin, mashkull  shtetas i Serbisë, i cili me veturën e tij, me targa të huaja ka qenë duke udhëtuar përmes rrugës ilegale nga Serbia në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme

Të tjera