Connect with us

Kosovë

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet të fillojë në pranverën e vitit 2023

Published

on

Së shpejti, pritet të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, që ishte paraparë të mbahet në vitin 2022.

Kështu theksuan drejtues të Agjencisë se Statistikave të Kosovës për Radio Kosovën , për të shtuar se “ për këte proces, ky institucion i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”.

Kuvendi i Kosovës, javë më parë, miratoi në lexim të dytë Ligjin për regjistrimit e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë.

Rreth këtij procesi i cili pritet të fillojë së shpejti, drejtori i Departamentit për Statistika Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se për këte proces, ky institucion i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme” dhe se brenda pak muajsh pritet të fillojë regjistrimi i popullsisë.

Ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë është aprovuar në muajin korrik në lexim të dytë. Në kuadër të ligjit janë të definuara disa aktivitete apo vendime që duhet të merren nga qeveria dhe kuvendi. Duhet të përcaktohet data e fillimit të regjistrimit të popullsisë nga ana e qeverise dhe nga ana e kuvendit duhet të miratohet Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë”, ka thënë Kastrati.

Sipas Kastratit, ky proces i planifikuar të kryhet më heret, është shtyer për shkak të disa procedurave që është dashur të kalohen, andaj si i tillë, ai paralajmërohet që të fillojë më së largu në pranverën e vitit të ardhshëm.

Diskutime ka pasur në vazhdimësi në lidhje me ketë proces por si dokument zyrtar nuk pasur ndonjë datë të caktuar. Pikësynim ka qene viti 2022, se viti 2021 ka qenë sfide pandemia ku edhe në fillim të vitit 2022 na ka përcjell kjo situate dhe për arsye se disa vendimeve që është dashur të merren ky proces me se largu do të filloj në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka shtuar ai.

Regjistrimi i popullsisë është planifikuar të behët në terë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe pjesën veriore të vendit, e të cilin më heret banorët e komunave me shumicë serbe e kishin refuzuar. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011.

Nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë.

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për manipulim të votave në Shtime

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër katër personave nën dyshimin për falsifikim të votave të kandidatëve për deputetë në një qendër numërimi në Shtime.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit.

Kështu, i pandehuri Y.S, akuzohet se i kishte lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, kurse B.V. akuzohet se duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të KQZ-së, kishte regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë.

Dy të pandehurit tjerë, Sh.B dhe R. R., akuzohen se, edhe pse ishin të pranishëm dhe pjesëmarrës në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kishin dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë.  Kësisoj, përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025, hetime për manipulim të votave u zhvilluan në Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë dhe Podujevë.

Continue Reading

Kosovë

Tre shtetas të Kosovës vdesin në një aksident në punishte ndërtimi në Vjenë

Published

on

Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë, kanë bërë të ditur autoritetet dhe Ambasada e Kosovës në Austri.

Sipas njoftimit fillestar të Ambasadës, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund, gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar nën rrënoja.

Fillimisht, autoritetet kosovare konfirmuan se dy nga viktimat janë shtetas të Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977).

Në një njoftim të përditësuar më 18 mars, Ambasada bëri të ditur se edhe viktima e tretë nga katër viktimat e përgjithshme të këtij aksidenti është shtetas i Kosovës, Istref Zekaj.

Ambasada e Kosovës në Austri tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të koordinuar procedurat e mëtejme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për rastin duke shprehur tronditjen për ngjarjen dhe duke theksuar se institucionet janë në koordinim për t’u dalë në ndihmë familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Kurti.

Në një përgjigje për REL-in, Policia e Austrisë tha se “disa punëtorë ndërtimi janë zënë nën dhe për arsye ende të paqarta” në oborrin e brendshëm të një ndërtese shumëbanesore.

Policia bëri të ditur gjithashtu të ditur se katër punëtorë janë gjetur pa shenja jete, ndërsa një tjetër është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar për trajtim në spital.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar e dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë për më shumë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Autoritetet austriake nuk kanë dhënë ende detaje të plota për shkaqet e shembjes së konstruksionit, ndërsa hetimet për rastin pritet të sqarojnë përgjegjësitë dhe kushtet e sigurisë në punishte.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending