Një 55 vjeçar është vrarë në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje për drunjtë.

Raportohet se Klodjan Keqi, në një zonë të pyllëzuar e ka vrarë fqinjin e tij, e identifikuar si Luan Hushi, me kallashnikov.

Viktima u qëllua në bark dhe fillimisht u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, shkruan Top Channel.

I dyshuari është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon në atë drejtim që i dyshuari të arrestohet./KK

Njoftimi policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të ngjashme

Të tjera