Connect with us

Botë

Autori i masakrës në Cetinjë telefonoi kryefamiljarin: Vrava familjen tënde dhe timen

Published

on

Masakra e Cetinjës ku mbetën të vrarë 11 persona mes tyre sulmuesi dhe 2 fëmijë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, duke thënë se detajet se si ka ndodhur tragjedia e madhe dhe si është vrarë Boriloviç, do t’i shpallin sapo t’i vërtetojnë faktet.

Tre nga katër të plagosurit që ndodhen në spital janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre është në gjëndje më të rëndë për jetën.

Rreth orës 15:30 të 12 gushtit 2022, 34-vjeçari me inicialet V.B. nga Cetinja ka qëlluar me armë në drejtim të një familjeje, anëtarët e të cilës ishin qiramarrës në shtëpinë e tij, në vendbanimin Medovina.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau njëmbëdhjetë vjeçarin në derën e shtëpisë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic.

Pasi i ka vrarë, ai ka telefonuar babanë dhe bashkëshortin e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i ka thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”, citon media malazeze Vijesti.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ka qëlluar banorët e lagjes, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviçit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Për momentin nuk është e qartë se çfarë e shtyu autorin ndaj këtij krimi të rëndë.

Vuk Boriloviq, 34 vjeçari nga Cetina, autori i krimit të rëndë fillimisht refuzoi të dorëzohej dhe pse ishte i rrethuar dhe qëllua më pas për vdekje nga një bashkëqytetar i tij. Trupi i tij është dërguar në morg dhe sipas informacioneve jozyrtare ai ka plagë të shumta me armë zjarri.

Ekspertët do të përcaktojnë se si u vra dhe nëse u qëllua nga një armë e vetme./oranews/KK

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending