Connect with us

Ferizaj

“Bifurkacioni” këshillon banorët e rrugës “Bilall Shala” të mos pinë ujin nga ujësjellësi

Published

on

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar banorët e rrugë Bilall Shala dhe zonës së ngushtë rreth kësaj rruge të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije për shkak të përzierjes së këtij uji me atë të puseve.

“Bifurkacioni” thotë që kështu të vazhdohet deri në një njoftim tjetër, përcjell TV TEMA.

Në bazë të analizave laboratorike del që uji është brenda parametrave kryesorë, megjithatë nuk ka sasi të mjaftueshme të klorit të kërkuar sipas standardeve“, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Apelohen konsumatorët që kanë puse të kontrollojnë sistemet e ujësjellësit.

Njoftimi i plotë i KRU “Bifurkacioni”:

NJOFTIM  për konsumatorët e Rr. BILALL SHALA

Njoftojmë (këshillojmë) konsumatorët e Rr. BILALL SHALA dhe zonës së ngushtë për rreth kësaj rruge që deri në njoftimin e radhës të mos përdorin për pije ujin e ujësjellësit të KRU BIFURKACIONI SH.A, për shkak dyshimit të interferimit (përzierjes) së ujit me ujin e puseve (bunarëve)  lokalë që i kanë banorët e kësaj lagje.

Në bazë të analizave laboratorike del që uji është brenda parametrave kryesorë, megjithatë nuk ka sasi të mjaftueshme të klorit të kërkuar sipas standardeve.

Krahas marrjes së mostrave të ujit nga kjo lagje janë marrë edhe mostra nga hapësirat për rreth, ku është vërtetuar që uji është brenda standardeve për pije.

Ekipet e terrenit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të identifikuar pikën në të cilën ndodh ky interferim nga jashtë.

APELOJMË TË GJITHË KONSUMATORËT E KËSAJ LAGJE QË KANË PUSE (BUNARË) TË KONTROLLOJNË SISTEMIN E TYRE TË UJËSJELLËSIT, VEÇANËRISHT VALVULAT JO KTHYESE

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending